Qendra më e re multifunksionale “Mount of Tirana” që do të ndërtohet në kryeqytet, pritet të shërbejë jo vetëm për zyra, por edhe hoteleri e argëtim, duke kompetuar kurorën rreth sheshit “Skënderbej”, ashtu siç iishte planifikuar vite më parë në planin framncez për Tiranën. Projekti për kullën gjigante, pritet të zbatohet nga kompania Cebra, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë.

 “Do të ketë disa hapesira, jo vetëm për zyra, por edhe për rezidencë, hoteleri dhe argëtim, që do të kompletojë kurorën rreth sheshit “Skënderbe”, ashtu siç ka qenë plani francez origjinal, ne përputhje me kërkesat gjithmonë e në rritje të një qyteti që këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe vitin tjeter, me shprese do te jete Kryeqyteti Europian i Sportit”, tha Veliaj.

Shpallja e fituesit u bë nga një juri e përbërë nga kryeministri Edi Rama, Më herët në çeljen e garës, kryebashkiaku Veliaj tha se operacioni për sekuestrimin e ndërtesave pa leje zgjidh një situatë problematike prej vitesh.

 “E para, si të rakordojmë edhe lejet e bashkisë, edhe lejet e KKT-së. E dyta, si do të ndryshojmë periodën e kontrollit; pra, nëse perioda e kontrollit ka qenë e tillë: në fillim themelet, kati zero, karabinaja dhe pastaj përfundimi, ndoshta perioda duhet të jetë me ditë dhe jo me nivelin progresiv të veprës. Nëse ligji ka një parashikim për sekuestron e atyre që shkelin ligjin, që janë me gishtat e dorës në një Tiranë me 300 mijë ndërtesa, si do të përkthehet kjo? E merr Enti i Banesave, e merr Bashkia apo e merr qeveria?

5 studio ndërkombëtare ishin në garë për projektin e Tirana Multifunctional Center. Kryebashkiaku Veliaj veçoi se Tirana ka përballuar 7 mln turistë këtë vit duke tejkaluar numrin e banorëve dhe sipas tij kërkohen hotele me emër për akomodim. Turistët kanë kaluar numrin e banorëve të Tiranës. Sipas Kryetarit Erion Veliaj këtë vit kryeqyteti regjistron 7 milion turistë. Për këtë veçon kryebashkiaku duhen përshtatur strukturat akomoduese.

 “Ne duam të kemi turistë, por nuk duam të kemi kulla? Në cilat hotele do të rrinë? Do t’i mbajmë si partizanët në shtëpi? Prandaj, është shumë e rëndësishme t’i bazojmë gjërat në fakte. Themi se kjo kompani është kompani mafioze, lavatriçe parash, por sot rrethohemi nga kulla e Hotel Intercontinental, nga kulla e Hotel Mariott, nga kulla e Hotel Melia. Pra, të gjitha kanë një adresë dhe një logo. Ndaj, unë besoj se na duhet një pakt kombëtar që të paktën të mos fyejmë, të mos shajmë, të mos e njollosim vendin tonë,”, tha Veliaj.

Tirana tashmë është bërë një qendër multifunksionale dhe si e tillë kërkon ndërtimi një projekti të posacëm për këtë qëllim. 5 studio prezantuan projektet e tyre këtë të shtunë ku prezentë ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai vlerësoi propozimet të cilat kaluan në jurinë e përbërë nga Kryeministri Rama, Kryebashkiaku Veliaj, dhe një grup arkitektësh si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti.  Projekti fitues për Tirana Multifunctional Center do të përfaqësojë një ndër modelet e reja dizenjimit dhe strukturimit teknologjik që do të ktheje Tiranën në një metropol rajonal për zhvillimin e kryeqytetit.