Veliaj: 90% e banorëve të Astirit e duan 'Unazën e Re', mos t'i pengojë pakica e zhurmshme partiake! (VIDEO)

TIRANE - Rehabilitimi i lagjeve dhe ndërtimi i Bulevardit të Kasharit, është një provë për urbanizimin që duhet marrë shembull edhe nga banorët e "Astirit" të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi punimet për bulevardin e Kasharit, ndërkohë që është përfunduar edhe ndërtimi i rrugës së re që lidh Kasharin me Yzberishtin, rreth 3 km e gjatë.

Veliaj tha se shumica e banorëve të Astirit, rreth 90% e tyre, e cuan ndërtimin e Unazës së re, dhe nuk mund të pakohen nga një pakicë e zhurshme partiake, siç u shpreh ai për banorët që protestojnë dhe që mbështeten nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush ka mendje të mendojë: mjaft të shohë çfarë është bërë këtu për të kuptuar se aty ku vë dorë Bashkia dhe Qeveria, sjell vetëm zhvillim, rritje të vlerës së pronës, një hapësirë më të mirë komunitare, më shumë pastërti dhe një cilësi jete shumë herë më të lartë se sa ajo që gjetëm para pak kohësh. Thirrja ime për të gjithë banorët e Astirit është që ne nuk do t’ju zhgënjejmë; e dimë që ka një shumicë të heshtur, që është mbi 90% e banorëve, që nuk ka arsye të vuajnë pengimin nga një pakicë e zhurmshme partiake dhe politike, e keqpërdorur, të cilëve ju garantoj gjithashtu se do t’ju shërbejmë njësoj. Me të njëjtën frymë do të vazhdojmë mandatin e dytë dhe ju garantoj se ata që sot protestojnë, do të jenë përfituesit më të mëdhenj dhe do të përfundojnë si ata që protestonin te Parku i Liqenit, që tani vijnë me kasketë për të çuar te lodrat kalamajtë e tyre. Mos e pengoni zhvillimin e Tiranës! E kemi treguar se ky qytet nuk ndalet. Edhe në mandatin e dytë jo vetëm nuk do ta ndaleim punën, por do ecim me të pestin, duke filluar që nga ditët e nxehta të verës, teksa përgatitemi për fillimin e vitit të ri shkollor dhe rutinën e punës në këto 4 vite”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Sa i përket aksit Yzberisht-Kashar,  kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky investim do t’u shërbejë edhe bizneseve përgjatë këtij aksi të rëndësishëm industrial.  

“Nga vitet ‘90 kemi mësuar se aksi më i madh industrial në Shqipëri është aksi Tiranë-Vorë. Por, kanë kaluar 30 vjet dhe sot është zhvilluar një tjetër aks, ai Yzberisht-Kashar, paralel me autostradën Tiranë-Vorë. Ndaj, jam shumë i lumtur që ky investim i përgjigjet këtij aksi. Mjafton të shihni pas kurrizit tim numrin e kamionëve, furgonëve apo mjeteve që lëvizin për të kuptuar se zona ka një aktivitet të jashtëzakonshëm industrial; pra, përtej kapanoneve që shohim në fashën e parë të autostradës, është zhvilluar edhe fasha e dytë dhe e tretë, me shërbime mbështetëse, televizione, spitale dhe apartamente në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit”, tha Veliaj.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mushkonja: 22/07/2019 23:01

    i lutemi bashkise te na ndihmoje se nanmbyten mushkonjat ketej ne yzberisht

    Përgjigju
  • edi: 22/07/2019 15:42

    Ndertimet qe beni djali yne Veliaj duke mrekulli Cila eshte aresyeja qe shumica 90% e duan ate rruge dhe 10% se duan ate rruge .Kam degjuar se disa i kan bere me kohe Shtepite pa leje Lutje njerezore Ajo Unaze qe bene eshte fenomenale ,por nese ato qe jane dakord se marrin kestin per te bere shtepine diku tjeter, po ketyre 10% pse i mohohet kesti per te bere o strehuar diku Ju lutem beni te mundur edhe per ato fakire qe jane njelloj si te tjeret Njerez te gjalle , Jepuni shansin per te jetuar si te tjeret Cfare eshte gabim per to , Shikojini gjerat ne menyre HUMANITARE

    Përgjigju
  • Astrit: 22/07/2019 13:37

    Domethene te varfrit le te vdesin per buke , neve ecim perpara. Nuk eshte sjellje e mire or çun medioker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar