Veliaj: Administratorët sinjal
bashkisë për ndërtimet pa leje

Veliaj: Administratorët sinjal<br />bashkisë për ndërtimet pa leje
Ashtu si në ditën e parë të punës, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur transportin publik për të prezantuar administratoren e re të njësisë vendore nr.7, Gjinovefa Kadria. I shoqëruar dhe nga kreu i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi, Veliaj ka lëvizur si një qytetar i thjeshtë, duke paguar dhe biletën prej 30 lekë.
 
Në njësinë numër 7, Kryetari i Bashkisë është shprehur se brenda muajit gusht do të lirohen të gjitha hapësirat publike në Tiranë. Do të jenë 3 aksione që do të ndërmarrë Bashkia e Tiranës, lirimi i trotuareve, shesheve dhe vendeve të parkimit.
 
Historia e zënies së hapësirave publike me mjete rrethanore, copa betoni, kangjella, vazo dhe objekte të tjera, do të marrë fund. Dua që edhe për këto tre aksione të jemi në gatishmëri të plotë”, - përmendi Veliaj.
 
Ky aksion i bashkisë do të vijë vetëm pak ditë pas inspektimit që do t’u bëhet firmave që pastrojnë Kryeqytetin. Për këtë Kryebashkiaku u kërkoi administratorëve që të marrin pjesë në procesin e pastrimit të qytetit, në çdo lagje që ata kanë nën administrim.
 
Secili prej jush duhet të jetë syri dhe veshi ynë në terren për të inspektuar kompanitë e pastrimit, në mënyrë që ato të kryejnë mirë pastrimin e territorit”, - u shpreh Veliaj para administratores së njësisë numër 7 dhe punonjësve të saj, të cilëve u tha se lejet e pushimeve për muajin gusht janë anuluar.
 
Administratorët e rinj të njësive vendore do të sinjalizojnë Bashkinë e Tiranës edhe për ndërtimet pa leje apo shtesat që mund të ndërtojnë banorët, ndërkohë Veliaj u kërkoi që të bëjnë dhe inventarin e plotë për çdo njësi. Kryebashkiaku kërkoi zbatimin e memorandumit që ka nënshkruar Bashkia e Tiranës me Ministrinë e Zhvillimit Urban, i cili parashikon ndalimin e dhënie së lejeve të ndërtimit për një vit. Lejet e ndërtimit do të jepen pas hartimit të planit të ri vendor që do të hartojë bashkia.

Inspektimi
Pas takimit në njësinë vendore numër 7, Kryebashkiaku ka inspektuar punimet në shkollën 9-vjeçare “Dhora Leka”. Veliaj zgjodhi që rrugën nga njësia 7 deri tek ish-fusha e Aviacionit, ta përshkoi në këmbë, duke u takuar dhe me banorë të shumë. Kryetari i Bashkisë u ka premtuar qytetarëve se ato që ka thënë në fushatë shumë shpejt do të vihen në realitet. Në shkollën “Dhora Leka”, Veliaj u shpreh se shkollat dhe kopshtet që janë nën varësinë e bashkisë do të jenë gati në muajin shtator.
 
“Puna po vazhdon pa ndërprerje. U japim garanci të gjithë prindërve të Tiranës se në çdo shkollë, kopsht a çerdhe, që është nën administrimin e bashkisë, nga ana infrastrukturës, puna vazhdon normalisht”, - deklaroi Veliaj.
 
Kryebashkiaku theksoi se do t’u kërkojë të gjithë administratorëve që të bëjnë një program pune për inspektimin e të gjitha punimeve që do bëhet në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor që nis në shtator.
 
“Duam gjithashtu, që në bashkëpunim me administratorët, të kemi një grafik për inspektimin e çdo shkolle, kopshti dhe çerdheje, për t’u siguruar që mesi i shtatorit t’i gjejë këto institucionet në një situatë shumë më dinjitoze”, - u shpreh Veliaj.
 
Pas inspektimit në shkollën “Dhora Leka”, Veliaj është takuar dhe me një banorë të zonës, i cili i shprehu pakënaqësinë për mosregjistrimin e fëmijës në shkollë. Këtë problem Veliaj ja la porosi administratores Gjinovefa Kadria, ku theksoi se drejtuesit e njësive do të dëgjojnë çdo hall që kanë banorët e Tiranës.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet