Veliaj: Akuzat e PD në shërbim
të kunatit të Bashës, pro hetimit

Veliaj: Akuzat e PD në shërbim<br />të kunatit të Bashës, pro hetimit
Minisitri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj iu është përgjigjur akuzave të Partisë Deomkratike, që prej muaj e akuzon atë se shpërdoruar fondet publike. Në një reagim të kësaj ministre, theksohet se PD vazhdon me fushatën e baltosjes. Sipas Veliaj PD është vënë në shërbim te kompanisë se kunatit te Lulzim Bashës dhe nuk shikon punën që bërë për pensionet, shkollat profesionale, pagesat e PAK e këstet e ish te Përndjekurve.

“PD nuk shqetësohet aspak për gjerat që prekin dhe duan qytetaret, por përkundrazi PD shqetësohet vetëm pse kompania e Lulzim Bashes dhe e kunatit te tij, Erjon Isufi, nuk gëzon monopolin 100% te te gjitha aktiviteteve publike, ashtu siç bënte deri nje vit me pare. Ne kaq jave PD ka përfolur mbi 5 kompani, te cilat nuk kane asnjë lidhje me MMSR, sipas modelit "kap e bjer, se diçka do te ngjisë". A është ky faji i tyre pse nuk janë kompania e Lulzim Bashës dhe Erjon Isufajt? Sipas logjikes se tyre, nëse nuk je kompania e Kunatit, je e armikut, dhe jo operator i një tregu ku konkurrojnë të gjithë njësoj. Përveçse kjo është një shpifje, është diskredituese edhe për rolin e PD si agjenci e agjencisë se kunatit”, theksohet në reagimin e Ministrisë së Mireqeënies Sociale dhe Rinisë.

Kjo ministri thekson se për 1 qershorin 2014, nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë të taksapaguesit, por është sponsorizuar nga agjencitë e OKB ne Shqipëri. Në reagimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë theksohet se PD është rreshtuar sot te mbrojë monopolin e kunatit te Ashes, si bankomat i luksit te SHQUP-it. 

“E ftojmë PD, kunatin e Lulit dhe zëdhënëset e kunatit, te shkojnë ne prokurori për çdo shkelje. Ftojmë prokurime të hetojë çdo shpifje e akuze. Kjo është e vetmja mënyrë serioze për t'u përballur me industrinë e baltës”, theksohet në reagimin e Ministrisë së Mireqeënies Sociale dhe Rinisë. 


Reagim i MMSR lidhur me akuzat e PD

Edhe kete fundjave vazhdon sistematikisht fushata e baltes se PD ndaj Minisitrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise. PD eshte vene e gjitha ne sherbim te kompanise se kunatit te Lulzim Bashes dhe nuk ka asnje verejtje per pensionet, shkollat profesionale, zyrat e punes, ndihmen ekonomike, pagesat e PAK e kestet e ish te Perndjekurve. Ky ishte viti i pare, kur jo vetem nuk pati me vonesa 6 mujore te pagesave, por dhame edhe nje bonus ne fund te vitit per te gjitha keto kategori. 

PD nuk shqetesohet aspak per gjerat qe prekin dhe duan qytetaret, por perkundrazi PD shqetesohet vetem pse kompania e Lulzim Bashes dhe e kunatit te tij, Erjon Isufi, nuk gezon monopolin 100% te te gjitha aktiviteteve publike, ashtu siç bente deri nje vit me pare. Ne kaq jave PD ka perfolur mbi 5 kompani, te cilat nuk kane asnje lidhje me MMSR, sipas modelit "kap e bjer, se diçka do te ngjise". A eshte ky faji i tyre pse nuk jane kompania e Lulzim Bashes dhe Erjon Isufajt? Sipas logjikes se tyre, nese nuk je kompania e Kunatit, je e armikut, dhe jo operator i nje tregu ku konkurrojne te gjithe njesoj. Perveçse kjo eshte nje shpifje, eshte diskredituese edhe per rolin e PD si agjenci e agjencise se kunatit.

Sqarojme se per 1 Qershorin 2014, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJE QINDARKE te taksapaguesit, por eshte sponsorizuar nga agjencite e OKB ne Shqiperi. Per Zyrat e Punes, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJE QINDARKE te taksapaguesit, por ato jane sponsorizuar nga banka, kompani celulare e shoqata biznesi per te mos renduar buxhetin e shtetit. Logot e tyre i keni ne hyrje te çdo zyre pune. Per investimet ne shkollat profesionale, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJE QINDARKE nga taksapaguesit, por kemi terhequr maksimalisht qeverite gjermane, austriake e zvicerane. 

E kuptojme se pasi e lane shkrete dhe transferuan gjithe buxhetin e shtetit tek kunati i Lulzim Bashes, ne PD ndihen te diskredituar se vendi eshte normalizuar, se pagesat e PAK, NE, pensionet dhe kestet e ish te perndjekurve jepen ne kohe, qe te huajt e bizneset jane gati te financojne projekte publike kur shohin nje qeveri serioze. Dhe ne pamundesi per te dhene nje alternative te tyre, jane rreshtuar sot te mbrojne monopolin e kunatit te Bashes, si bankomat i luksit te SHQUP-it. 

E ftojme PD, kunatin e Lulit dhe zedheneset e kunatit, te shkojne ne prokurori per çdo shkelje. Ftojme prokurine te hetoje çdo shpifje e akuze. Kjo eshte e vetmja menyre serioze per t'u perballur me industrine e baltes.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)