Veliaj: Basha i paaftë, pati 540 mln
lek për shkollat, nuk shpenzoi asgjë

Veliaj: Basha i paaftë, pati 540 mln<br />lek për shkollat, nuk shpenzoi asgjë
TIRANË - Erion Veliaj kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të njësisë Nr 9 në Kryeqytet, ku ka vlerësuar se kundërshtari i tij është lënë vetëm për shkak se Basha dhe ish-ministrat e PD nuk mund t’u dalin më përpara qytetarëve.

Veliaj vlerësoi se pavarësisht se në këtë zonë është trefishuar popullsia nuk është shtuar asnjë shkollë apo çerdhe.

Sipas tij Basha është justifikuar gjithmonë se pengohet nga qeveria, edhe pse fondet nuk kanë munguar. Veliaj theksoi se gjatë viti 2014 Bashkisë Tiranë i janë akorduar 540 milionë lekë për shkollat e kopshtet, por ashtu edhe si një vit më parë në qeverisjen e Berishës ku kishte një fond prej 170 mln lekë  nuk është shpenzuar asgjë.

Kjo sipas Veliajt vjen si pasojë e paaftësisë, për këtë arsye duhet që ta çojmë bashkinë në drejtimin e duhur.  
 
“Kjo lagje është trefishuar në popullsi, por jo në shërbime. Kanë nxjerr justifikime se pengohen nga qeveria. Në vitin 2013 në kohën e qeverisë Berisha Bashkia kishte 170 mln lekë për kopshte e çerdhe dhe nuk kishte shpenzuar asgjë. Në vitin 2014 i janë akorduar 540 mln lekë, trefish më shumë, prapë nuk ndërhyri. Kur je i paaftë ka ardhur koha të ikësh në shtëpi, por Tiranën duam ta çojmë në drejtimin e duhur.”- tha Veliaj.
Më tej, Veliaj u shpreh se nuk i ndan njerëzit në të majtë e të djathtë.

“Shumë të majtë më kanë thënë ti je socialist si i ndihmon te përndjekurit. Ndërsa të përndjekurit më thoshin si ka mundësi që partia jonë nuk na dha as këstin e parë, ndërsa ti po na jep të pestin.” 

Më tej ai u ka kërkuar qytetarëve që në këtë kohë të mbetur duhet të reflektojnë e të zgjedhin nëse do të duan për kryetar Bashkie një person që vetëm gjen justifikime për të mos bërë punën, apo dikush që do të punojë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin