Tiranë/ Pallati 10-katësh te ish-Parku Autobusëve përfshihet nga flakë të mëdha, izolohen pas 3 orësh! Shoqërohet në polici administratori

TIRANË – Një pallat 10-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakë të mëdha, nga më të mëdhenjtë që ka përfshirë një ndërtesë në Tiranë. Dëmet janë të konsiderueshme, ku nga pamjet që solli edhe Report Tv fasada e pallatit, por edhe kati i 10-të është shkrumbuar totalisht. Pallati ndodhet në zonën e ish-parkut të Autobusëve, ndërsa deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por fatmirësisht ndonëse ishte i përmasave të mëdha, banorët janë evakuuar në kohë dhe nuk raportohet për viktima.

Pallati 10-katësh pranë ish-parkut të Autobusëve në Tiranë ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj, rrezikoi seriozisht të shembej nga flakët që nuk njohën kufi dhe u shpërndanë thuajse në të gjithë strukturën e godinës së banuar. Dy zjarrfikës janë në spital pas problemeve me frymëmarjen. Ndërkohë, policia ka shoqëruar administratorin e pallatit që kishte banesën në katin e fundit, për të sqaruar rrethanat se si nisi zjarri. 

Flakët ranë rreth orës 14.30 ndërkohë që tymi e flakët vijuan pa ndalim për mbi 3 orë. Do jenë hetimet që do të saktësojnë se ku ka nisur zjarri që më pas është përhapur në një pjesë të konsiderueshme të pallatit. Burime nga zjarrfikëset për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se dyshimet janë që zjarri të jetë shkaktuar nga ndonjë elektroshtëpiake. Nesër në mëngjes pritet të ketë një ekspertizë paraprake në lidhje me shkakun e saktë.

Ndërkohë shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë, ndërsa Report Tv solli pamjet ku flakët dallohen në pjesën e sipërme të pallatit. Do jenë hetimet që do përcaktojnë shkaqet e zjarrit. 

“Ka qenë diku në kation e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar”, tha Goxhaj.

Megjithë zjarrin dhe tymin masiv, në orën e parë të ngjarjes, nuk u vu re prani e madhe e forcave zjarrfikëse si në mjete ashtu edhe në efektivë. Ndoshta situata u nënvlerësua dhe u krijua bindja se gjithçka po shuhej. Por vetëm pak pas ndërhyrjes fillestare, flakët u riaktivizuan frikshëm në brendësi të apartamenteve në katet e poshtme. Zjarrfikësit dhe policia evakuan në kohë banorët të cilët nuk dinë të shpjegojnë shkakun e zjarrit, por thonë se flakët u dogjën pasurinë e vetme që kishin, pavarësisht se kritikat për sigurinë e objektit nuk u mungojnë.

3 hyrje janë dëmtuar totalishtm ndërsa një tjetër në masën 30%. Pallati është ndërtuar në vitin 2021 nga firma ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj. Report Tv solli pamjet nga flakët që kishin përfshirë pallatin, ku flakë të mëdha e shtëllunga tymi dilnin nga pallati, ku poshtë binin edhe pjesë të fasadës. Zjarrfikësit janë përpjekur të shmangin edhe përhapjen e flakëve në pallatin ngjitur. Deri më tani, ende nuk dihet nëse pallati ka pasur sistem mbrojtje të zjarrit, një detyrim ligjor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Fasada si ‘benzinë’, pse u përhapën me shpejtësi flakët në pallatin 10-katësh në Tiranë

 

Pallati 10-katësh pranë ish-parkut të Autobusëve në Tiranë ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj, rrezikoi seriozisht të shembej nga flakët që nuk njohën kufi dhe u shpërndanë thuajse në të gjithë strukturën e godinës së banuar, por fatmirësisht nuk shënuan të plagosur dhe asnjë humbje jete.

Report TV mëson se veshja e pallatit që është shkëputur duke rënë copa-copa pasi u përfshi në flakë, ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Dyshohet se ka qenë materiali ndërtimit i cilësisë së dobët që ka shërbyer si “benzinë” duke përhapur flakët nëpër ballkone e deri në brendësi të apartamenteve, duke sfiduar për tre orë punonjësit e zjarrfikëses. Materiali dyshohet se ka qenë i llojit “lesh guri” i cili sipas ekspertëve ka në përbërje plastikë.

Pjesë e hetimit për të përcaktuar saktë llojin e materialit të këtij pallati do të bëhen edhe ekspertë të ndërtimit. Dëmet në apartamente janë të mëdha ndërsa ende nuk dihet shifra e saktë. Për momentin janë duke u kontrolluar të gjitha apartamentet për të parë nga afër dëmet e zjarrit.

Ora 20:57
Zjarri në pallatin në Tiranë, banori: Isha i pari që pashë flakët, nisi në katin e fundit! Sonte do fle jashtë

Një banor i katit të pestë në pallatin 10 katësh që u përfshi nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, tregon se ai ka qenë i pari që ka parë zjarrin. Sipas tij zjarri ka nisur në katin e 10 të pallatit ku banonte një doktor.

“S’e dimë ende sa dëme kemi nuk na lënë të futemi. Unë isha brenda kur mori flakë apartamenti. Filloi nga kati sipër isha i pari që kam dalë dhe pashë zjarrin. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë por zjarri u përhap shumë shpejt. Policia ndërhyri menjëherë për të nxjerrë banorët sepse as ata nuk e prisnin të bëhej kështu. Zjarri u përhap menjëherë. Unë banoj në katin e 5. Sonte do të fle te stoli", tha ai.

Ora 20:53
Report Tv sjell VIDEO-n nga zjarri brenda pallatit në Tiranë

 

Report Tv sjell video nga zjarri brenda pallatit në Tiranë në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Siç shihet edhe nga video, flakët janë të mëdha, ndërsa zjarrfikësve iu desh rreth 3 orë për të izoluar vatrat. Nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar për viktima.

Ora 20:34
Shoqërohet në polici administratori i pallatit të djegur në Tiranë! Zjarri nisi në dubleksin e katit të fundit, dyshimet e para për shkakun

Pas zjarrit të rënë në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit. Ata po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat se si ka nisur zjarri. Burime nga zjarrfikëset për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se dyshimet janë që zjarri të ketë nisur në katin e fundit, aty ku ndodhet edhe dupleksi i doktorit. Akoma i paqartë shkaku, por paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga ndonjë elektroshtëpiake. Nesër në mëngjes pritet të ketë një ekspertizë paraprake në lidhje me shkakun e saktë.

 

Ora 19:21
Report Tv sjell pamjet brenda pallatit në Tiranë! Apartamenti i shkrumbuar plotësisht, zjarrfikësit në luftë me flakët

Këto janë pamjet brenda pallatit në Tiranë që u përfshi nga flakët në zonën e ish-parkut të Autobusëve.

Siç shihet nga pamjet, gjithçka brenda banesës është shkrumbuar ndërsa zjarrfikësit janë brenda banesës duke punuar për shuarjen e flakëve.

Ora 19:07
Zjarri në pallatin në Tiranë, dëme të mëdha në 3 banesa

1694706759_pallatiidjegur.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 banesa kanë pësuar dëmtime të mëdha në pallatin që u përfshi nga flakët në Tiranë në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Është dëmtuar shumë një banesë në katin e fundit në pronësi të pronarit të truallit, me profesion doktor. Ndërkohë një tjetër, banesë është dëmtuar rreth 30%.

Ora 18:55
Zjarri në pallatin në Tiranë, Report Tv siguron video nga kati i 10-të, totalisht i shkrumbuar

Report TV sjell video nga brenda pallatit që u shkrumbua nga flakët në zonën e ish-parkut të Autobusëve.

Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, kati i fundit i pallatit është shkrumbuar totalisht.

Ora 18:52
Tiranë/ Pamjet e reja nga operacioni i zjarrfikësve për shuarjen e flakëve në pallatin dhjetëkatësh! 2 zjarrfikës në spital

 

Pamje të reja vijnë nga operacioni i zjarrfikësve për shuarjen e flakëve të pallatit 10 katësh në zonën e ish parkut të Autobusëve në Tiranë.

Zjarrfikësit nga tarraca e pallatit ngjitur përpiqen të shuajnë flakët që kanë përpirë 2 apartamente të katit të gjashtë të pallatit.

Mësohet se 2 zjarrfikëse janë dërguar në urgjencën e QSUT-së me probleme me frymëmarrjen.

Ora 18:31
Zjarri në pallatin te ‘Ish-Parku’, Veliaj: Do ndihmojmë me grant çdo familje që ka dëmtime

1694705627_pallatiidjegur.jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për zjarrin që ra në pallatin 10-katësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Veliaj thotë se hetimet po vijonë dhe se Bashkia Tiranë do të ndihmojë me grante çdo familje qe ka dëmtime orendi dhe elektroshtëpiake.

Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejte për të shpëtuar njerëzit. Jeta është me e rëndësishme se gjithçka! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! SI gjithnjë, BT do ndihmojë me grant për çdo familje qe ka dëmtime orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon..

Ora 17:45
Tiranë/ Pallati që u përfshi nga flakët u ndërtua nga ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj

1694706380_pallati21.jpg

Pallati 10-katësh i përfshirë nga flakët në zonën e ish-parkut të Autobusëve është ndërtuar në vitin 2021. Firma ndërtuese rezulton të jetë ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj.

\

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 17:36
Ekskluzive/ Pamjet me dron të pallatit të shkrumbuar nga flakët tek Ish parku i Autobusëve

 

Report TV sjell pamjet ekskluzive me dron të pallatit 10 katësh të përfshirë nga flakët rreth orës 14:20 minuta në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, në rrugën 'Sali Butka'.

Prej 3 orësh zjarrfikëset vijojnë të shuajnë flakët të cilat tashmë janë të izoluara por vijojnë të jenë aktive në një apartament në katin e 6-të.

Tarraca ku sipas policisë kanë nisur flakët është shkrumbuar totalisht.

Pallati ishte i ri dhe kishte jo më shumë se dy vjet që ishte vënë në funksion. 

Ora 17:12
Zjarri në pallatin te ‘ish-parku i Autobusëve, shefi i zjarrfikëses: Flakët nisën në katin e dytë dhe u përhapen! Flakët u izoluan, dëme të mëdha

 

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje për zjarrin që ka rënë në pallatin 10-katësh në tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve. Goxhaj tha për mediat se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një banesë në katin e dytë dhe më pas është përhapur. Sipas tij, shkak për përhapjen e flakëve në përmasa të mëdha është bërë fasada e pallatit. Goxhaj theksoi se nuk ka banorë të dëmtuar, ndërsa flakët po izolohen.

Goxhaj tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se do të komunikohen pas hetimeve. 

“Në këtë moment situata e zjarrit është në kontroll. Po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit. Ka marrë përmasa të shpejta. Ka qenë diku në kation e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar. Zjarri ka bërë dëm të madh dhe po shkon drejt izolimit. Në këtë moment nuk nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit as rezultate përfundimtare. Do jemi këtu për të siguruar që mos të kemi humbje të jetës së qytetarëve. Zjarri ka qenë në pjesën e jashtme të objektit. Dyert janë të blinduara, për momentin nuk i verifikojmë dot. Të dëmtuara banesa janë vetëm ato që kanë pasur hapur dritaret. Për momentin dallojmë vetëm dy hyrje të dëmtuara, pjesa tjetër duhet të verifikohet.

Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Vetëm pak që janë dëmtuar nga ana e frymëmarrjes, kanë marrë ndihëm e parë dhe s’kemi zjarrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është në kontroll”, tha Goxhaj.

Ora 16:26
Riaktivizohen vatra zjarri në katet poshtë pallatit 10 katësh, zjarrfikësit në luftë me flakët prej 2 orësh

 

Të shumtë janë qytetarët që me ankth shohin zjarrfikësit që vijojnë të luftojnë me flakët.

Flakët vijojnë të përparojnë nëpër apartamente.

Prej më shumë se dy orësh flakët vijojnë. 

Dy apartamente jane teresisht të mbuluara nga flakët

Ora 16:04
Flakët shkrumbojnë pallatin në Tiranë, fasada bie copa-copa (VIDEO)
Ora 15:59
Zjarri në pallat, një zjarrfikës ka pasur probleme me frymëmarrjen

 

Një nga forcat zjarrfikëse raportohet të ketë pasur probleme me frymëmarrjen gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në pallatin 10 katësh tek zona e Ish parkut të Autobusëve.

Flakët janë vënë nën kontroll në një pjesë të pallatit ndërsa po punohet për të izoluar vatra të tjera zjarri.

I gjithë pallati është evakuar. 

Ora 15:50
Tiranë/ Flakët djegin pallatin 10 katësh tek ish Parku i Autobusëve, banorja në lot: I gjithë mundi i jetës po më shkatërrohet para syve

 

Dëmet në pallatin që është përfshirë nga flakët janë të mëdha.

Një banore e pallatit me lot në sy gazetares së Report Tv se i gjithë mundi i jetës po shkatërrohet përpara syve të saj

Flakët kanë rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të pallatit në rrugën  "Sali Butka" rreth orës 14:20 minuta dhe vijon.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa pallati nuk ka shkallë emergjence.

 Ndërkohë dy ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. 

Ora 15:33
Tiranë/ Vijon beteja me flakët në pallatin e ish Parkut të Autobusëve

 

Forcat zjarrfikëse vijojnë të shuajnë flakët që rrezikon dhe një pallat tjetër të kuq që ndodhet ngjitur me të.

Po ndërhyhet për të shuar flakët në 6 kate të pallatit. Flakët nga kati i fundit përparoi me shpejtësi në katet e mëposhtme. 

Ora 15:07
Tiranë, flakët po përfshijnë tërë pallatin shumë katësh

 

Policia ka vendosur perimerët sigurie dhe nuk lejon banorët të afrohen. Flakët vijojnë, ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Flakët po përfshijnë tërë pallatin shumë katësh. 

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • skelari: 15/09/2023 08:26

    Ky eshte thjeshte nje rsst fatkeq. Ndertuesi nuk eshte nisur te kurseje gje, pasi shpenzimi eshte i njejte me alternativen me lesh guri, por leshi i gurit, ne fasadat e ventiluare eshte ne gjendje te lire, dhe rreziku i leshimit te grimcave kancerogjene eshte real. Ky lloj sistemi izolimi eshte trumbetuar e imponuar shume nga arkitektet dhe Bashkia, por eshte problematik. Zjarri tregoi njerin nga problemet, por cdo alternative eshte problematike. Dhe eshte gjithashtu shume me i shtrenjte sesa variantet e fasades tip kapote. Ky sistem duhet ideuar dhe aplikuar me shume kujdes dhe rigorozitet, dhe vetem per fasada te vecanta. Por vendimarrja urbanistike behet nga arkitekte, dhe fatkeqesisht ata udhehiqen vetem nga pamja e objekteve.

    Përgjigju
  • Iris: 15/09/2023 01:57

    10-katesh dhe zjarrfikesit e kane shume te veshtire t'a shuajne,po kullave te Rames e Lali Erit si do u shkoje fati kur t'ju bjere /dambllaja/ me keq se ketij 10-kateshit?! Ku kane mjete zjarrfikesit tane per monstruozitete te atilla!!!

    Përgjigju
  • Alb: 15/09/2023 00:36

    Per fate te keq pallatet po shtohen per dite e ma shum. Dhe shpijate private po zhdukete, nje jete pa standare per njerin

    Përgjigju
  • kadriu: 14/09/2023 23:53

    Andi Deda shefi krimeve komisariatit nr2 trego sa lek te paguan sot per te ndryshuar denoncimin dhe mbajte administratorin per disa ore trego o bandit me uniforme kriminel

    Përgjigju
  • Gruaja e Gencit: 14/09/2023 21:08

    Banesa e djegur ka qene ndertim pa leje.

    Përgjigju
    • Populli: 14/09/2023 22:00

      Amen

  • O bo bo bo.: 14/09/2023 19:56

    Grante, Grante, Grante,,,akoma pa u shuar zjarri dhe pa asnjè analizè teknike pèr shkakun dhe pasojat e zjarrit, ky njeri bèrtet pèr Grante, pa e pyetur njeri pèr to. Kèto pallate qè digjen si boçet e pishave nè verè, janè SKENA KRIMI dhe jo vetèm rast emergjence pèr zjarrfikèsit. Kush jep pèrgjigje pèr sigurinè e statikès sè kèsaj ndèrtese nè pèrgjithèsi? Mè pèrpara se tè dègjojmè klithmat pèr GRANTE, tè atyre qè duken si tè zènè me presh nè duar, dhe janè tè gatshèm tè tè japin gjithçka kanè, mjaft ti lèsh tè qetè,,do doja tè shihja dhe dègjoja SPAK, me njè deklaratè nèse ka elementè krimi, nè kètè rast, a ka shkelje nè tè gjitha aspektet, nga leja e ndèrtimit e deri tek respektimi i standarteve teknike gjatè ndèrtimit.

    Përgjigju
    • Edi: 14/09/2023 23:46

      Jane keto pallate qe i ben oponence instituti i ndertimit, le ta hetojn njehere institutin e ndertimit

  • Artani: 14/09/2023 19:15

    Rendesi ka te mos demtohet njeri. Cdo gje tjeter kalohet, jane gjera qe ndodhin.

    Përgjigju
  • fabian: 14/09/2023 19:05

    Dil tani Lali Eri me grante qe t'u mbyllesh gojen familjeve te mos flasin dhe te mbyllet si histori nese shkaku i zjarrit ka qene per shkak te cilesise se materialeve apo nese zjarri eshte zhvilluar per shkak te mos marrjeve te masave antizjarr apo per mungese hapesirash per hyrjen e zjarrfikseve. Ashtu siç u be per vatrat e prostitucionit ne qendrat e masazhit pak dite me parë. Ku per te mbuluar haraçin qe e thane me ze e me figure qe i paguhej policise nuk u be asnje verifikim per policet qe marrin para, por vetem u arrestuan pronaret dhe prostitutat. Turp

    Përgjigju
  • OËSiT: 14/09/2023 18:43

    Si duket Pallati kishte sistem pro perhapjes lehtësisht të zjarrit. Kuti shkrepseje ishte. Biles e mbronte zjarrin nga zjarrfikësit që mos e shuanin dot pa u djegur i gjithi. Si u dha leja e nderimit për këtë?

    Përgjigju
    • Xhixhi: 14/09/2023 23:47

      Pyet ate projetuesi

  • Gjergj: 14/09/2023 18:32

    Èshtè RRUMPALLÈ E ORGANIZUAR, èshtè Kandaharizimi urbanistik nè kushtet e korrupsionit qeveritar dhe mungesès totale tè rregullit, kombinuar me njè "èndèrr subtile" tè shqiptarève, pèr ti ikur vendlindjes sè varfèr dhe pèr t,iu dyndur kryeqytetit, ME ÇDO KUSHT, NÈN ÇDO ÇMIM. Pallate si kafaze kanarinash, zèvèndèsonin shtèpitè disa qindra vjeçare tiranase me avlli qerpiçi. Ato, kishin mbijetuar invazorè dhe hordhi nè histori, por papèrgjegjèsisè sè korrupsionit qeveritar, nè kombinim me 20% e "lejeve tè ndèrtimit", nuk i mbijetuan dot. Nè vend tè kopshteve me mandarina, pas mureve tè avllisè sè shtèpive autoktone, kemi sot pirgje plehrash mbi kazanèt e tejmbushur me gjithçka, ku rrèmojnè ata mè fatkeqèt e kèsaj shoqèrie tè pèrçudnuar. Nè ato pallate Kandahari, nuk ka asgjè qè tè kujton europèn. Asnjè standart teknik ndèrtimi, asnjè masè sigurie pèr raste emergjence. Nè atè xhungèl, nuk hyn dot ambulanca pèr tè dhènè ndihmèn e parè, e lère pastaj zjarrfikèsja. Ata syresh qè paralajmèronin se kjo babèzi, do kthehej nè njè bumerang pèr banorèt e kafazeve, deri rrezik pèr jetèn, nuk donte ti dègjonte askush. Ti gèzoni "shtèpitè" o njerèz. Siç i kemi tè korruptuar politikanèt, po aq jemi edhe vetè autorè nè krim, me babèzinè pèr tè ngarè pas asaj qè nuk èshtè e lejuar me ligj. Ah po, mos harroni tani tè dilni tè kèrkoni "tè drejtèn tuaj ligjore" pèr dèmshpèrblim nga taksat e qytetarève. Tek e fundit, juve iu "detyruan" tè blinit kafaze asokohe.

    Përgjigju
    • TyXx: 14/09/2023 23:01

      A nuk jane vete keto Tironsit pronar te ketyre shtepive qe jane bere armiq me familjaret e tyre duke shitur pronat si e si te marrin leke e apartamente. Lereni elegjine e fallcitetin. Keto pronaret e famshem kane shkaterru Tiranen me doren e tyre

    • Shqip: 14/09/2023 20:09

      Sa eshte cmimi per m2 ketu te ky pallat .

  • Astriti: 14/09/2023 18:21

    Ç'mund te pritet nga Mëhillajt, vrasesit dhe porositesit e vrasjeve tek Julian Sinanaj. Me keta kriminele bashkepunon Lal betoni.

    Përgjigju
    • Lal kartoni: 14/09/2023 18:50

      Lal kartoni vetëm lejet jep, pak vemendje i kushton sistemit kundra zjarrit apo termetit. Edhe pallatet tuaja më keq janë. Edhe kullat gjithashtu.

  • Investoni: 14/09/2023 17:21

    Në Shqipëri se investimi juaj është i pastër dhe i sigurtë.

    Përgjigju
    • Spekulanti: 14/09/2023 18:29

      Do të habiteni nga materialet dhe cilësia e punimeve. Jeta juaj në duar të sigurtë.

  • Inxhinieri: 14/09/2023 16:09

    Pasojat e korrupsionit! Ta gezoni ferrin qe keni krijuar ne Shqiperine! Gjithesesi, uroj sa me pak deme!

    Përgjigju
  • Ujori: 14/09/2023 16:09

    Fasadat me polisterol duhen ndaluar si ne boten e zhvilluar. Por ne Shqiperi jeta nuk ka vlere. Vetem babezija e ndertuese vlen per qeverine.

    Përgjigju
  • populli: 14/09/2023 16:00

    prone e vjedhur qytetareve, po pse ta pesojne njerezit qe kane blere sa frengu pulen !

    Përgjigju
  • Toni: 14/09/2023 15:47

    Kjo lloj fasade eshte e ndaluar ne BE pasi eshte shume e rrezikshme. Ne Albanistan perdoret pasi eshte e lire.

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 14/09/2023 15:45

    Duhet te shkojne ne litar ata qe japin lejet e ndertimit qe i bejne pallatet ngjitur njeri me tjetrin ku nuk hyjne zjarrfikeset ambulancat

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/09/2023 15:42

    Pushtet dhe Siguri o mjerimi i kombit !

    Përgjigju
  • Mos ndërto pa leje: 14/09/2023 15:39

    Nga pamjet duket se nuk është kati i fundit i pallatit por një shtesë mbi taracë , babzia për të ndërtuar pa leje ne një pronë si taraca e pallatit që i përket të gjithë banorve nuk ka të mbaruar……

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës

Tiranë/ I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës