Veliaj: Bashkëfinancojmë tarracat e gjelbra të pallateve/Administratorët të aplikojnë pranë Bashkisë

Projekti i tarracave të gjelbra në kryeqytet do të shtrihet në ndërtesat publike dhe private, ku Bashkia e Tiranës do të jetë bashkëfinancuese.

Pas projektit të parë të realizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit i është shtuar një tjetër tarracë e gjelbër, ajo e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ide do të zbatohet edhe në godina të tjera në kryeqytet.

Shumë prej ndërtesave publike në Tiranë si ministritë, institucione varësie apo drejtori, mund të kenë një mikro-hapësirë, një lulishte në nivelin vertikal. Sot të gjithë po flasim për pyje orbitale dhe pyje vertikale, pra si mund të ndërtojmë një oaz gjelbërimi në tarracën e secilës prej ndërtesave publike.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Për realizimin e këtij projekti që fut edhe një kulturë të re në mënyrën e projektimit të ndërtesave, Bashkia e Tiranës po shqyrton disa propozime.

Propozimi i parë është të vijojmë me të gjithë ndërtesat publike, çka më pas të ndiqet nga ndërtesat private. Propozimi i dytë është që tarracat e gjelbra në ndërtesat private t’i bëjmë me bashkëfinacim. Sot fatmirësisht, GEF, Europol dhe Ekolëvizja kanë qenë bashkëfinancuesit e ndihmuesit e kësaj përpjekje, por në ndërtesat private këtë mund ta bëjmë fare mirë me fondin e komuniteteve, ku administratori i zgjedhur i pallatit vjen të aplikojë. Ne i japim një manual se si mund të bëhet tarraca e gjelbër dhe më pas bëjmë bashkëfinancimin, 50% Bashkia dhe 50% banorët.

Krybashkiaku, Erion Veliaj

Tarracat janë pjesë e një bashkëpronësie. Koha kur i forti i pallatit që mendon se tarraca është e vetja dhe mund të shpojë një vrimë apo të zaptojë hapësirën, ka marrë fund. Sot ka ardhur koha që administratori, si zëdhënës i atij komuniteti, të vijë në Bashki, jo vetëm të marrë në zotërim tarracën, por edhe të zbatojë projekte të tilla. Teksa vlerësoi Fakultetin e Arkitekturës dhe të Urbanistikës që përqafuan këtë nismë. Nuk besoj se do kishte një vend më simbolik se sa kjo hapësirë për të vijuar pilotimin tonë me tarracat e gjelbra në Tiranë. Këtu përgatiten arkitektët dhe urbanistët e ardhshëm, ata që kanë detyrë të çojnë qytetin tonë në nivelin tjetër të mirëqenies. Tirana është një qytet që rritet çdo vit me 30 mijë banorë, që çdo vit ka nevojë për 6-7 mijë apartamente, që shtohet numri i makinave. Por, nëse ka vullnet, ka edhe zgjidhje për shumë prej këtyre problematikave.

Krybashkiaku, Erion Veliaj

vijoi kryebashkiaku. Veliaj tha se rritja është gjithmonë sfidë, por edhe një mundësi zhvillimi, ndërsa u shpreh optimist për realizimin e praktikave të punës nga studentët e këtij fakulteti në Bashkinë e Tiranës. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe kompanitë private që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe shprehu bindjen se ky është vetëm fillimi.

Ne kurorëzojmë me sukses një bashkëpunim shumë të rëndësishëm midis Universitetit Politeknik, Fakultetit të Arkitekturës dhe Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me kompanitë e njohura shqiptare, për të parë të realizuar sot këtë tarracë të gjelbëruar. Është një mundësi shumë e mirë që bashkia, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, të krijojë lidhje të ngushta, jo vetëm me stafin akademik, por edhe me studentët, për të gjetur këtu specialistët e ardhshëm të saj.

Andrea Maliqari, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Florian Nepravishta, u shpreh se projekti i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të jetë një nga udhërrëfyesit në të ardhmen edhe për projektimin e godinave të banimit. Për rikualifikimin e tarracës së gjelbër tek Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhanë një kontribut të rëndësishëm edhe GEF/UNDP, Eurocol, Ekolëvizja dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 18/04/2018 15:47

    Ky eshte b**e komplet e tarracat jane mbush me depozita ahhh sa mire ja boni ketij mileti dhe servilave

    Përgjigju
  • Populli: 18/04/2018 15:24

    o kryeidiot po per fshatrat cfar do besh, pse sillesh rreth e qark tiranes sikur po ben pune, plere, maskara, i pafytyre, hipokrit. Me falni per mllefin por urrejtja per hipokritet eshte e madhe, vetem fasada dhe propogande, shiko fshatrat rreth e qark si ne pikturat e mesjetes, pa rruge pa investime pa rregullime, shiko kllojken, berzhiten, zall bastarin, tujanin, baldushkun, brarin, shen gjergjin, asnjeri nga keto nuk eshte me larg se 15km larg qytetit por asgje te perbashket me qytetin nuk kane. Por z veliaj bashke me pushtetin nuk duan tja dine per njerezit e thjeshte, e per te bere pune sic ju takon me ligj te bejne, ju takon te marrin tendera e te vjedhin prej tyre parate publike, ligji do tju ndershkoje heret apo vone, prandaj beni si te doni e veproni si te doni sepse llogari do jepni per cdo gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja