Përfaqësues të qeverisë, biznesit dhe sindikatave u takuan sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Punës për të diskutuar mbi reformën e arsimit dhe formimit profesional, si dhe për të vlerësuar realizimin e rekomandimeve të lëna për t'u përmbushur në mbledhjen e fundit. Në mbledhje ishin të pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, si dhe përfaqësuesit e punëdhënësve e punëmarrësve shqiptarë.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj shpjegoi hapat që MMSR-ja ka ndërmarrë për hartimin dhe zbatimin e reformës së arsimit dhe formimit profesional, duke vënë në dukje se këtë vit, bazuar edhe në kërkesat e tregut të punës, iu janë dhënë prioritet degëve si, teknologjia e informacionit, hoteleri-turizmit, ekonomi-biznes dhe profile të tjera të lidhura ngushtë me zhvillimin e vendit. "Ky është viti i parë kur kemi patur një rritje me 40% të regjistrimeve në shkollat profesionale. Nëse vitin e kaluar në shkollat tona u regjistruan 3400 nxënës, këtë vit kemi pasur mbi 6 mijë regjistrime. Kjo nënkupton se publiku i është përgjigjur pozitivisht interesit të qeverisë dhe Këshillit Kombëtar të Punës për t'i dhënë vëmendjen tek arsimi professional", tha Veliaj.
Sipas tij, në të 52 shkollat profesionale të vendit do të kemi bashkëpunime me donatorë të huaj që shquhen në fushën e arsimit dhe formimit profesional për të sjellë përvojën më të mirë në menaxhimin e tyre. "Propozimi ynë është ta thellojmë reformën duke bërë një çiftim të shkollave me biznesin dhe sipërmarrjen, duke kaluar në bashkëmenaxhimin e shkollave mes MMSR dhe Këshillit Kombëtar të Punës dhe përfaqësuesve të biznesit ku, veç administrimit shtetëror, shkolla duhet të ketë edhe një drejtim profesional që do të menaxhohet nga strukturat e biznesit", shtoi ai.
Veliaj theksoi se me zbatimin e sistemit dual gjerman, nxënësit e shkollave profesionale do ta kalojnë 30% të kohës së tyre pranë bizneseve dhe 70% në klasë. "Ky është një model që ka dhënë sukses në vendet perëndimore. Vendet që i mbijetuan krizës ekonomike kishin investuar më shumë në arsimin profesional dhe gjykoj se kjo është mënyra më e mirë për t'iu përgjigjur interesit të prindërve, duke rritur përfaqësimin e biznesit në këto shkolla", deklaroi ai.
Ndërkaq, diskutimet e Këshillit Kombëtar të Punës u fokusuan tek përmbushja e vendimeve të marra në mbledhjen e fundit të mbajtur në qershor dhe shqyrtimi i disa projektrregulloreve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e punonjësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj substancave kancerogjene ose agjentëve kimikë/biologjikë në punë etj.
ATSH
/Shqiptarja.com