TIRANË - Duke dashur të mos depresionojë, por gjithsesi pa mundur të fshehë, ministri i MMRS, Erion Veliaj u ka thënë sot të rinjve: "Ju s’e keni idenë në çfarë situate të tmerrshme janë financat e shtetit. Ruajmë rezervë për negociatat që po bëhen me FMN dhe BB, por një buxhet më të vështirë se ky, Shqipëria nuk ka pasur që nga 1997".
Këtë e ka bërë gjatë një takimi me të rinj, për të shpërfaqur buxhetin e parashikuar për ta nga qeveria Rama. "Një buxhet kaq të shkurtuar dhe me ndërprerje programesh, që shteti nuk mund të vazhdojë t’i përballojë. Nuk është ky momenti që do dëgjoni projekte spektakolare, ndërkohë që s’janë mbyllur mirë investimet e mëparshme", vijoi Veliaj përshkrimin e situatës.
RRITJE ME 5% TË BUXHETIT PËR RININË
Megjithatë ai ka theksuar se do të ketë rritje modeste me 5% të buxhetit të rinisë nga 90 milionë, që ka qenë, në 95 milionë. "Duke pasur parasysh që shumë gjëra të tjera janë shkurtuar, edhe në buxhetin tonë më të keq të buxhetit, ne kemi rritje për rininë", theksoi Veliaj.
NË SHKOLLAT E DJEMVE EDHE KURSE PËR VAJZA
Në projektet për rininë, Veliaj ka shpjeguar se ligji kërkon që prioritet të kenë të rinjtë nën 25 vjeç dhe sidomos vajzat dhe gratë. Pasi ka kërkuar që të ofrohet shërbim falas në të gjitha qendrat e formimit profesional, Veliaj është shprehur se synon që, nëse pjesëmarrja në arsimin profesional ka qenë 12% vajza, këtë ta dyfishojnë deri në 24%. "Në shkollat që janë ekskluzivisht shkolla djemsh, duam të fusim kurse për vajza. Kjo është ambicia që kemi për këtë vit. Nuk ka rëndësi nëse buxheti është modest, por dhe mënyra se si e ndan atë", u shpreh Veliaj.
KOMPANITË QË PUNËSOJNË TË RINJ S'DO PAGUAJNË SIGURIMET APO TRAJNIMET
Lajmi më i mirë, sipas ministrit, është ai për fondin e punësimit, që për vitin që vjen është rritur 300%. "Për kompani që punësojnë të rinj, ne mund të paguajmë sigurimet apo pagën në momentet e trajnimit të të rinjve. Kjo do bëhet me konkurrim të hapur. Dhe shteti më shumë do mbështetë atë që punëson 300 të rinj, për shembull". Duam të fusim konceptin e çirakërisë, sistemit dual. Shumë kompani thonë se sa ta marr dhe trajnoj një të ri..e konsiderojnë barrë. Kur ne bëjmë këtë kompensim nuk shihet si barrë, por si leverdi dhe bëhet atraktiv dhe nis garë mes kompanive kush të ftojë të rinj. Lajmi tjetër në takim u mësua se Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile është në procesin e ristrukturimit të saj. "Sukses nëse e ruajmë fondin siç është sot, 2 miliardë dollarë", u shpreh Veliaj.
FONDET IPA TË BE DO JENË PËR RININË
Ndërsa, sipas ministrit, vitin që vjen fondet IPA të BE për herë të parë do të menaxhohen nga qeveria shqiptare; do jenë fonde për shoqërinë civile dhe për qeverinë." Ne do donim që projektet IPA të kishin si prioritet rininë, për të kompensuar atë pjesë të rritjes mbi 5%. Mund të bëhen shumë gjëra pa fonde, me pak kreativitet dhe vullnet të mirë".
PREMTOHEN QENDRA KOMUNITARE PER TE RINJTE
Ministri Veliaj është ndalur tek nevoja e krijimit të qendrave komunitare për të rinjtë, ndërsa u ndal tek projekti i ri i institucionit që ai drejton për të kthyer 35 shkolla të vendit në qendra komunitare, ku pas orarit të mësimit,a mbientet e tyre do jenë në dispozicion të të rinjve për aktivitete sportive dhe edukative.
“Duke qenë se kishim premtuar të hapnim një qender rinore por nuk kishim fond, filluam të gjejmë hapësirat e mundshme. Gjetëm një marrëveshje me një ambient për të hapur një qendër të tillë. Është në qendër të tiranë sdhe do të donim ta kthenim në një qendër pa pagesë për veprat artistike për të rinjtë.
Ngrihet nevoja për mësuesve të kualifikuar të gjuhëve të huaja, por edhe nevoja për mjekëve të kualifikuar. Do ngrihet ideja e një mësuesi që shkon në veri për 1 vit, apo një infermieri që shkon në jug për në vit. Kjo iniciativë nuk është konceptuar ende, por do na duhet ta projektojmë. Për shëmbull në ato raste ku denoncohet dhunë në shkolla do të dërgojmë një psikolog. Shumë drejtori Arsimore kërkojnë staf të kualifikuar. Ministria e Arsimit do të rekrutojë njërëz të kualifikuar për të dhënë kontributin e tyre në këto shkolla. Do përpiqemi t’i kthejmë shkollat në qendra komunitare. Që të mos mbyllen kur mbaron mësimi, por të fuksionojnë palestrat apo klasat e veçanta. Duhet të vihen në shërbim të komunitetit. Këtë premtim tonin për të rinjtë, do t’i ipmlememtojmë. 35 shkolla janë pjesë e listës për t’i aksesuar nëse do jetë e nevojshme për aktivitete, për t’i kthyer në qendra komunitare. Të gjitha qendrat e kualifikimit profesional për të rinjtë do të jenë gratis. Kemi synim të dyfishojmë numrin e vajzave që janë në sistemet e aftësimit profesional”, u shpreh Veliaj.
Më tej, ministri i Mirëqenies Sociale tha se nisur nga situata ekonomike e financiare e vendit dhe gjendjes së buxhetit, ky dikastër ka ndërmarrë projekte të kësaj natyre.
“Ka qenë sukses që kemi mundur që edhe pse me kushte të vështira, dhe buxhet në kushte skandaloze, të mundim të bëjmë këto lëvizje në këtë fazë të parë. Këto propozime do të shkojnë në Këshillin e Ministrave dhe në Parlament”, tha ministri Veliaj.
Redaksia Online
(mag/e.s./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com