Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri sot një tjetër thirrje artistëve që të shikojnë përpara dhe të ulen në dialog për të detajuar dhe ndërtuar teatrin e ri kombëtar.

"Ftesa ime sot është në çdo projekt kërkojmë bashkëpunim. Nëse e kërkojmë për rrugët dhe rrugicat, e kërkojmë dhe për veprat e mëdha. Na duhet bashkëpunim akoma tek Astiri, kemi akoma punë për të bërë, për të pastruar çibanët e vegjël. Na duhet akoma bashkëpunim tek teatri,  22 vite debat 2 vjet e gjysmë konsultime morën fund tani le të shohim përpara. Kush mendon se ato parti që kurrë nuk e shpallën monument kulture dhe nuk e financuan artin. Kush është ai kuller i Tiranës dhe Prishtinës që nuk e kupton që me ne mund të ketë pakënaqësi, jemi larg nga të qenit perfekt, por druri që hanë kur nuk bien dakord dhe sekondën që i bashkohen çetës e që s’e dinë ku është teatri, e kuptojnë që diferenca mes nesh dhe atyre është dita me natën.  Shikoni Tiranën sot, si ishte Bunk'Art-i, sot është numër një. Faktet flasin, nëse duhet bashkëpunim për një rrugë, duhet për të bërë edhe një teatër. Dora është e shtrirë kemi 3-4 muaj kohë për ta detajuar dhe për të siguruar që nuk I mungon asgjë, për të pasur bizhunë më të bukur të Tiranës. Të ardhmen e kemi përpara nëse bashkëpunojmë, nëse nuk e pengojmë njëri-tjetrit ne shqiptarët mund të bëjmë mrekulli. Mezi pres që të ecim përpara me punë më të mira për Tiranën" tha ai.