TIRANE - Përfundon këndi i gjashtë i lodrave për fëmijët e kryeqytetit. Ashtu siç kishte premtuar, Bashkia e Tiranës, në përmbushje të premtimit për të ndërtuar kënde lodrash në çdo lagje të qytetit, ka mundur të realizojë këndin e ri të lojërave që do t’i shërbejë një prej lagjeve më të mëdha të Tiranës, asaj të “Komunës së Parisit”.
Kjo hapësirë e re, përveç këndit të lodrave, është konceptuar si një ambient rekreativ, ku jo vetëm mund të luajnë fëmijët, por edhe të çlodhen të moshuarit dhe komuniteti përreth.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi këtë ambient të ri për fëmijët dhe vlerësoi punën e bërë me mbështetjen edhe të donatorëve. Ai u shpreh i lumtur për hapjen e këndit të gjashtë të lodrave brenda një kohe të shkurtër dhe se ky kënd është po aq i bukur sa ai te Liqeni Artificial.
Veliaj tha se deri në fund të vitit, të gjitha lagjet e Tiranës do të kenë këndit e tyre të lodrave. Në bashkëbisedimin e tij me fëmijët, kryebashkiaku u kërkoi atyre dhe prindërve që ta mirëmbajnë dhe të mos e dëmtojnë.
“Dua që t’ju lë një porosi: E di se ju kujdeseni që lodrat dhe lulishtet t’i mbani pastër, por na ndihmoni edhe me të rriturit, që ata të mos bëjnë pis”, u tha ai fëmijëve.
Sheshi rekreativ te Komuna e Parisit u krijua pas rikonceptimit të të gjithë hapësirës së lulishtes së mëparshme, e cila ishte degraduar plotësisht. Në gjithë sheshin janë shtruar rreth 300m2 trotuare të reja të pajisuara me rampa, me sinjalistikë të re, gjithashtu janë shtuar rreth 40m2 gjelbërim, i shtrirë jo vetëm brenda lulishtes, por edhe në ambientin rrethues të saj. 9 nga pemët e reja janë marrë nga sheshi “Skënderbej”, pas punimeve që po kryen në këtë shesh, i cili falë projektit të Bashkisë do të kthehet në pedonale në shërbim të qytetarëve.
Në ambientin e rikonceptuar tërësisht janë vendosur lodra të ndryshme për fëmijët e të gjitha grupmoshave, por edhe 17 stola që do të shërbejnë si mjedise çlodhëse për prindërit apo gjyshërit dhe gjyshet e më të vegjëlve.
[gallery]19650[/gallery]
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51