Veliaj dhe Noizy shërbejnë drekën e Fitër Bajramit në qendrën sociale ‘Gonxhe Bojaxhi’: Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara

Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë me rastin e Fitër Bajramit, në të gjitha qendrat e saj sociale, për familjet në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtari i njohur Noizy shërbyen drekën në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë. Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që, sidomos në ditë festash dhe në ditë të vështira, të qëndrojmë afër njëri-tjetrit.

“Ju falenderoj shumë për iftaret që keni shtruar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, sepse në kohë festash, në kohë ku komuniteti bëhet bashkë, ata që kanë një situatë familjare apo një vështirësi, e ndiejnë më shumë mungesën e një të afërmi. Kur jemi bashkë vërtet gëzimi dyfishohet dhe më vjen mirë që kemi nisur këtë traditë, ku gjithmonë na bashkohet një shok, një shoqe e mirë, për të shërbyer dhe për të kuptuar se i kemi lidhur jetët bashkë, i kemi lidhur fatet bashkë. Nuk mundet që ca të ecin përpara, ca të rrinë mbrapa. Do ecim të gjithë përpara bashkë dhe do bëjmë maksimumin. Gjergj Fishta thoshte: Kemi Bajram, kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Për sa kohë që Shqipëria jonë e vogël, zemrën e ka të madhe për t’i respektuar të gjithë, jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës, siç ka respektuar edhe Krishtlindjen, edhe Pashkën, respekton edhe komunitetin mysliman me fishekzjarret mbrëmë dhe me organizimet sot, edhe me sistemimin e parkimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se zona në të cilën ndodhet qendra sociale “Gonxhe Bojaxhi”, po shndërrohet në një qendër të re të Tiranës.

Noizy vjen për është të parë këtu në zonën e rindërtimit. Nuk i kishte parë gjithë këto pallate të reja që janë ndërtuar. Është shumë kollaj të shash diçka që s’e ke parë ose që nuk të pëlqen. Është shumë e vështirë të bësh gjëra të bukura. Lagjja e re do i japë një hov të jashtëzakonshëm, do kthehet si një qendër e re e Tiranës. Po fillon ndërtimi edhe i godinës së Tatimeve e Doganave, por ndërkohë do ketë edhe një hapësirë për besimtarët sepse kur ndërtohet një lagje e re, duhet të ketë edhe institucionet civile, edhe institucionet e besimit. Dua t’ju uroj të gjithëve: Ju dhëntë Zoti shëndet, jetë, durim, për ju e të dashurit tuaj. Qofshin të kaluara gjithë ato halle, gjithë ato vështirësi që mund të kenë ndodhur”, tha Veliaj.

Këngëtari i njohur Noizy uroi besimtarët për festën dhe tha se ndihet krenar që Tirana ofron të tilla shërbime për njerëzit në nevojë.

“Uroj që të jeni mirë të gjithë. Personalisht nuk e dija që këto lloj qendrash ekzistojnë. E dija që ka 1 apo 2, por fakti që Tirana ka 9 të tilla, uroj që të gjithë qytetet e tjera të marrin shembull nga Bashkia e Tiranës e të ndihmojnë njerëzit në nevojë, sidomos ata që janë prekur nga tërmeti. Zoti ju dhëntë shëndet, të keni durim sepse ditët më të bukura po vijnë dhe me ndihmën e njeri-tjetrit mund t’ja dalim përpara”, tha Noizy.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/04/2023 16:46

    Qe kur ky zdromsi ka filluar te behet human , apo ben strategji per te mare votat ? Mos e votoni kete pervers se eshte psikopat njeri pa shpirt dhe hakmarres , votoni per kedo tjeter por jo per kete pleren se nuk vlen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja