TIRANË- Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti. Duke folur gjatë takimit falënderues me të gjithë punonjësit socialë dhe vullnetarët për ndihmën e pakrahasueshme që dhanë në këto ditë të vështira, Veliaj theksoi se ky dhjetor do të jetë edhe një muaj punësimi.
“Dua të thërrasim një konferencë të të gjithë bizneseve kryesore të Tiranës dhe ti themi, dhurata që ju do ti bëni këtij qyteti për Vit të Ri edhe për Krishtlindje është punësimi i “x” njerëzve. Pra ne duhet të japim tani edhe listën e njerëzve në fshat dhe në qytet që ju ra tavani, që u ra shtëpia, që e kanë shtëpinë e pabanueshme. Nëse ne arrijmë ta kthejmë këtë krizë në një oportunitet dhe në një mundësi do të jemi realisht fitimtarë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë të rindërtimit të gjithë banesave të dëmtuara si dhe të planit ambicioz për krijimit të lagjeve të reja që do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
“Unë besoj që çdo krizë është një mundësi, çdo gjë që prishet është shans për diçka që të rregullohet. Kemi një shans urbanistik bashkë me kryeministrin, bashkë me qeverinë të dizenjojmë këto tre lagje të reja. Kemi filluar punën në disa prej këtyre, kishim filluar gjithsesi sepse ishin zona të qytetit që kishin mbetur periferike dhe pa shumë zhvillim dhe unë besoj që tani kemi mundësinë që të shkojmë nga marshi i parë ku i kishim futur këto projekte t’i çojmë në marsh të pestë. Pra është një mundësi në urbanistik, është një mundësi në ekonomi nëse ne këtë e kthejmë në avantazh vitin tjetër që është 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet”, theksoi Veliaj. Ai bëri apel që në këto momente të gjithë të bëhen bashkë për të kapërcyer këtë situatë dhe për t’i dhënë shansin një brezi të ri.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67.2%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01
-
Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i neveritshëm! Çorbë derrash, s’mund të jetë arsye për qëndrime politike! Po i cënohet jeta familjare
30 Dhjetor 2024, 11:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51