TIRANE- Pas denoncimeve të bëra dje në gazetën “Shqiptarja.com” ku kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj ka abuzuar me fondet prej 1.14 miliard dollarësh të cilat do të shërbenin për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, Ministria e Mirëqenies Sociale ka ngritur një grup auditi, i cili do të kryejë verifikimet përkatëse. Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion në rast se grupi i auditit do të konstatojë shkelje në përdorimin e parave për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, të gjithë personat përgjegjës do të kallëzohen në Prokurori.