Këshilli Bashkiak miraton pagesat për 3 mijë familjet e prekura nga tërmeti, Veliaj: Do të shembim 41 pallate të dëmtuara

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot pagesat e para në dorë për 3 mijë familje, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3. Po ashtu, u miratua edhe rindërtimii 200 banesave të shpallura të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit.

Në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, që u zhvillua sot, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me miratimin e 3 mijë dosjeve të para, qytetarët mund të vazhdojnë t’i kryejnë vetë riparimet e shtëpisë së tyre.

“Sot janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit. Kemi gati edhe 200 dosjet e para për shtëpitë që do të rindërtohen, kryesisht në zonat rurale. Nuk bëhet fjalë për pallatet, por për shtëpitë private familjare. Me këtë lot hapen disa kantiere pune në shumë prej zonave rurale të Tiranës, për të filluar në kohë rekord edhe ndërtimin e shtëpive. Për 200 dosjet e shtëpive të reja do të procedohet me një kontratë me operatorin që do ta ndërtojë. Sigurisht, kontrata na lipset pasi të marrim çelësat në dorë, që të kemi mundësi ta hipotekojmë. Për të gjithë këto procedura, çdo njësi administrative do të informojë qytetarët që përfitojnë nga procesi i rindërtimit”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se 41 pallate, kryesisht në Kombinat dhe Kinostudio që nuk janë të sigurt për banim do të shemben. Sipas Veliajt rindërtimi i shtëpive të reja do të bëhet bazuar në numrin kurorave në familje. Pjesë e projektit historik të solidaritetit, tha kryebashkiaku, do të jetë edhe rindërtimi i pallateve të shpallura të pabanueshme.

"Janë 41 pallate kryesisht në Kombinat, në Kinostudio dhe zonat e tjerë që mund të shemben. Ne do të respektojmë vendimin e ekspertëve dhe më pas do të vijmë në këshill, përpos verifikimit pas konkluzionit final nëse një ndërtesë rikuperohet apo do të shembet", tha Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Veliaj bëri të ditur se po punohet me intensitet tek Unaza e Re, për ndërtimin e 17 shkollave të reja, këndeve të lagjeve, rehabilitimit të blloqeve të pallateve, si dhe për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit.

Ndërkohë bashkia e Tiranës ka publikuar edhe 500 emrat e parë të familjeve që kanë përfituar.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë Lista e 500 emrave përfitues

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë