Veliaj: Dosjet në Kuvend! 1 mijë
ish-të përndjekur firma për hapjen

Veliaj: Dosjet në Kuvend! 1 mijë<br />ish-të përndjekur firma për hapjen
SHKODER - Javën e ardhshme pritet të nisë shqyrtimi në Komisionet Parlamentare për projektligjin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë fakt e bëri të ditur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi së bashku me zv/kryeministrin Niko Peleshi, me ish-të përndjekurit në qytetin e Shkodrës. Veç këtij vullneti të shprehur nga qeveria, janë rreth 1 mijë ish-të përndjekur politikë të Shkodrës të cilët kanë ndërmarrë nismën për të firmosur një peticion për hapjen e dosjeve.

Takimi me ish-të përndjekurit shkodranë vjen në 24-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Veliaj foli edhe per demshperblimet e ish te perndjekurve, kur lajmeroi se ne muajin maj do te nise ndarja e kestit te peste.

veliaj
 
Veliaj:  Projektligji javën tjetër në Kuvend...ligjet personale i bënte kush i bënte!
Ministri Veliaj tha se në kushtet kur shoqëria ka vullnet për këtë proces nuk është e domosdoshme që hapja e dosjeve të realizohet me një ligj për lustracionin. “Këto ligje personale i bënte kush i bënte përpara 8 vitesh”, tha ministri Veliaj, duke iu referuar qeverisjes së djathtë.
 
Në fjalën e tij Veliaj vuri në dukje se nisma e propozuar na qeveria është hartuar sipas një modeli të provuar tashmë, siç është modeli gjerman, ndërsa vuri në dukje se ajo më së shumti synon që të ndihmojë të burgosurit politikë të regjimit të shkuar që të mësojnë të vërtetën e tyre të hidhur për ata që i persekutuan.
 
“Javën tjetër nis në parlament shqyrtimi i projektligjit për hapjen e dosjeve të regjimit. Kemi ndjekur modelin më të mirë, atë gjerman. Kjo nuk është vetëm çështje paresh. Nuk duhet të ketë vetëm kompensim ekonomik për të përndjekur por edhe kompensim moral”, - tha ministri Erion Veliaj.

veliaj

Më tej ai theksoi se drafti i qeverisë respekton Kushtetën dhe të ligjet e tjera sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut. 
 
Zëvendëskryeministri Peleshi tha së në këto 24 vite hapja e dosje është zvarritur duke përdorur qëllimisht ish-të përndjekurit. "Si përfaqësues i politikës ndihem keq që për një çerek shekulli s’kemi arritur t’i zgjidhim këto çështje", u shpreh ai. "Zvarritja ka qenë e qëllimshme dhe një lojë e shëmtuar politike, por ne kemi vullnetin dhe seriozitetin për t’i zgjidhur ato njëherë e mirë. Është koha që të ndërtojmë një raport të ri me të shkuarën, i cili domosdoshmërish kalon nga zgjidhja e këtyre çështjeve si një detyrim moral për të vendosur drejtësi e për të bërë transparencë. Zvarritja e këtyre çështjeve është padyshim një njollë për klasën politike të tranzicionit. Zgjidhja e tyre një vendosje e drejtësisë që do të na lejojë të ecim përpara të çliruar nga komplekset e së shkuarës, shtoi Peleshi.

Ndërsa ministri Veliaj tha se “20 shkurti për ne nuk është qokë. Ai filloi në Shkodër si një lëvizje e mirëfilltë”.
 
Peleshi: Hapja e dosjeve i jep fund kaluarit të vuajtjeve të ish-të përndjekurve
Zëvendëskryeministri Peleshi u shpreh se Shkodra mbetet qyteti që frymëzon çdo antikomunistë, ndërsa garantoi se qeveria është e angazhuar që tii zgjidhë çështjet e të përndjekurve. “Kemi seriozitetin dhe vullnetin për t’i zgjidhur njëherë e mirë këto çështje. Është koha të ndërtojmë një raport të ri me të shkuarën. Hapja e dosjeve është detyrim ndaj shoqërisë dhe sëbashku me dëmshpërblimin ekonomik ato do t’i japin fund kalvarit të vuajtjeve të kësaj shtrese”, - tha Peleshi.

peleshi veliaj

Ish-të përndjekurit, Veliaj: Ndamë 4 këste në 1 vit, në maj jepet i pesti
Ministri Veliaj shfrytëzoi këtë takim për të deklaruar se tashmë ka nisur shpërndarja e këstit të katërt për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve për dënimet e kaluara në regjimin komunist. “Brenda marsit, -tha Veliaj, do të nisë edhe shpërndarja e këstit të pestë”.
 
“Më vjen mirë që përtej fjalëve ne kemi patur disa rezultate konkrete dhe fakti që për ata që janë gjallë ka filluar kësti i katërt dhe brenda marsit fillon kësti i pestë do të thotë që qeveria kur do të bëj diçka e bënë atë. Nëse qeveria do kishte dashur që 8 vitet e kaluar ti jepte paratë skish asnjë arësye që të mbetej në një këst”, - tha Veliaj.

Ministri Veliaj inauguroi një qendër rinore në Shkodër ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Zvicrës dhe Austrisë. Ndërkohë Veliaj në prag të fushatës, nuk ka harruar t'i beje thirrje rinisë për tu bërë pjesë e politikës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn