Veliaj e akuzoi se ka lidhje me 'Viktoria Invest', reagon Basha: Firma është pjesë e vjedhjes
Kryetari i PD, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas akuzave të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, që është shprehur se firma “Viktoria Invest” është e preferuara e Lulzim Bashës. Veliaj inspektoi mëngjesin e sotëm punimet që po kryhen pranë rreth-rrotullimit “Shqiponja”, lot i cili i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat për të cilën kreu i bashkisë tha se, ka qenë përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.
Gjatë pasdites, në protestën e banorëve që u zhvillua te Unaza e Re, Basha u shpreh se “protesta ua ka prishur rehatin të gjithë hajdutëve tek Unaza e Re, edhe Viktoria invest, edhe Rama Invest, edhe Veliaj Invest”.
Pyetjes së një prej gazetarëve se, “z. Veliaj tha që Viktoria Invest është e Lulit”, Basha iu përgjigj se kompania e ndërtimit është e përfshirë në megaaferën sipas tij.
Viktoria Invest është pjesë e vjedhjes bashkë me Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest. Kjo është e vërteta dhe nuk mund ta fshehë Veliaj. Edhe të vjedhë me Viktoria Invest një projekt që duhet të kushtonte 10 herë më pak, tani edhe të vjedhë lekët edhe të thotë pastaj është kompania e Lulit. Jo jo Viktoria Invest, Rama Invest dhe Veliaj Invest janë 3 hajdutët e kësaj afere korruptive bashkë me disa të tjerë që kanë kontot bankare sekrete dhe po bëjnë gati të pastrojnë paratë e veprës kriminale të korrupsionit në konto sekrete bankare.
Për akuzat që kjo firmë ka fituar tendera në kohën kur bashkia drejtohej nga Basha, kreu i PD-së ka folur edhe më herët. Basha ka pranuar se kompania ka fituar tendera, por ka shpjeguar se gara është bërë sipas ligjit, ndërsa në rastin e Unazës së Madhe, tenderi sipas tij është korruptiv.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09