Veliaj e Kodheli përurojnë urën në
Petrelë, u shemb nga përmbytjet

Veliaj e Kodheli përurojnë urën në<br />Petrelë, u shemb nga përmbytjet
Nga sot, 1500 banorë të bllokuar në fshatin Qeha, të Njësisë Administrative Petrelë, për shkak të shembej së urës nga përmbytjet e pak ditëve më parë, do të qarkullojnë normalisht. Kjo pasi bashkia e Tiranës në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare kanë bërë të mundur ndërtimin e urës së shembur, e cila lidh 4 fshatra me pjesën tjetër të Tiranës.
 
“Më vjen mirë që për 1500 banorë të zonës, fillimi i vitit vjen me një zgjidhje të re për këtë situatë. Ura lidh 4 fshatra me pjesën tjetër të Tiranës nga marrin shërbimet, shkohet në shkollë dhe te mjeku. Besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar këtë vit për 1500 familjet e këtyre fshatrave”, u shpreh Veliaj gjatë inspektimit të kësaj ure sëbashku me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

veliaj-kodheli
 
Veliaj tha se ura ishte shkatërruar jo vetëm nga përmbytjet por edhe prej masakrës urbane që është bërë nga gërryerja e shtretërve të lumenjve dhe këmbëve të urave, pa menduar për dëmin e shkaktuar. Ai falenderoi ministren e Mbrojtjes dhe ushtrinë shqiptare për kontributin e dhënë mbi përballimin e pasojave të përmbytjeve nga reshjet e mëdha të shiut.
 
“Bashkia e Tiranës, por edhe bashkitë e tjera, ndoshta të papërgatitura për përballimin e situatave të këtyre përmasave, në kushtet e një sjellje ekstreme të natyrës, gjetën mbështetje te ushtria shqiptare dhe u jam shumë mirënjohës kolegëve edhe miqve të ushtrisë”, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se dëme nga përmbytjet pati në urën e Zall-Bastarit, si dhe në disa zona të malësisë së Tiranës, apo në Mullet dhe Petrelë.
 
Nga ana tjetër, Kodheli tha se bashkëpunimi me pushtetin lokal po jep frytet e veta.
 
"Ndarja e re administrative dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal  po jep frytet e veta. Suksesi qëndron te ky bashkëpunim. Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura në këtë rast, sidomos me Bashkinë e Tiranës, filloi herët.  Bashkërisht kemi bërë pastrime masive, e kemi qenë pranë qytetarëve edhe në rastet e përmbytjeve”, tha Kodheli ndërsa garantoi shfrytëzimin e të gjitha burimeve të qeverisë për të përballuar emergjencat në vend.
 
“Fakti që vetëm në Bashkinë e Tiranës janë ndërtuar 3 ura (Zall-Bastar, Qeha dhe Ferraj), tregon për punën e jashtëzakonshme të bërë natën dhe ditën në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Kodheli, duke falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në kushte të vështira në shërbim të qytetarëve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje