Nxënësit e Farkës do të kenë mundësi që këtë vit të ri shkollor ta zhvillojnë në kushte bashkëkohore. Kjo falë rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar, në njësinë administrative në Farkë, nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me ambasadat dhe bizneset. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Veliaj u ka kërkuar nxënësve në “këmbim” të rikonstruksionit, rezultate më të mira në shkollë.
“Ne vërtet sot bëjmë një shkollë, por presim diçka në shkëmbim. Ajo që unë pres si kryetar i Bashkisë dhe ajo që pret Ilir Meta si kryetar i Kuvendit dhe të gjithë ata që investuan, është që ju të jeni më të mirët dhe të jeni krenaria e Bashkisë së Tiranës, me rezultate nga ato që na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë”, u shpreh Veliaj.
Sipas tij, investimet në zonën e Farkës, tregojnë të mirat e reformës territoriale. “Disa që e kundërshtuan thanë ne nuk duam të bëjmë një bashki më të madhe, sepse zona si Farka, zonat e tjera rurale nuk do marrin shërbime. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe kjo zonë ka pasur vëmendjen më të madhe sa nuk e ka pasur kurrë në 20 vitet që kanë kaluar! Më vjen mirë që një ligj që nis nga Parlamenti dhe që me kryetarin e Kuvendit dhe gjithë deputetët bëhet realitet përkthehet në më shumë investime dhe në një organizim më efiçient që ne kemi sot në Bashkinë e Tiranës”, deklaroi kryebashkiaku.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se standartet europiane të kësaj shkolle do të jenë një nxitje për nxënësit. “Ju uroj suksese dhe mbarësi në këtë vit të ri shkollor dhe jam i bindur se ky ambient i ri, kjo shkollë e re, këto kushte të reja të standardeve më të larta evropiane do të jenë një nxitje për të gjithë ju për të mësuar dhe për të qenë në garë me njëri-tjetrin gjithmonë për të marrë dhjeta”, tha Meta.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22