Veliaj: Erdhi kunati i Bashës dhe aplikoi për leje për vilën e pestë në bashki, pafytyrësi! Të falin një nga ato që kanë

Veliaj: Erdhi kunati i Bashës dhe aplikoi për leje për vilën e pestë në bashki, pafytyrësi! Të falin një nga ato që kanë

Kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË- Në një takim me banorë të Laprakës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë - një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj.

Në media është përfolur se kreu i PD, Lulzim Basha, zotëron 4 vila, një prej të cilave në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 14/01/2021 17:01

    Mbase u dalin hundesh cdo gje qe keni ber ne kurriz t popullit ,po jo te femijet po te ju o politikan t dhjer o kriminela ,t gjith nj kazan jeni

    Përgjigju
  • Nokja: 14/01/2021 16:18

    Sefer daja ka te drejte. Bashkia nuk ka ndonje ligj te shkruar qe kush do te aplikoj per leje ndertimi duhet te kete bere donacione me perpara dhe vetem ky person mund te aplikoj per leje. Cdo te thote kjo qe kerkon lali? Nqs e di qe zoteria ka para te vena padrejtesisht ta coje ne prokurori pasi ti kete kopsitur dosjen. Nqs ai merr kredi psh ai mund te ndertoj 10 vila. Zoti Veliaj mos u bej populist se na lodhe!!!!

    Përgjigju
  • Sefer daja: 14/01/2021 15:42

    O zoti kryetar! Atij lejet nese i takojne ja jep LIGJI jo ti! Me kto qe thua( nese jane verete fjalet e tua) ke bo autogol! Ti nuk ke asnje te drejte te paragjykosh nje qytetar te Tiranes e ti tregosh te tjereve se kush ka apliku e per çfare!!! Nese ka 4 vila dhe mendon se i ka me patedrejte DENONCOJE! Nese ka mundesi,nuk shkel ligjin,paguan taksa mund te boje jo 4 po dhe 44! Ti si kryebashkiak zbato ligjin dhe mos thuj se ta harroj lejen pa bo donacion!!!

    Përgjigju
    • andi: 14/01/2021 16:27

      Po eshte sh e vertete, kur ska gje kundra ligjit, ske pse ta pengosh. Mos bej gam gam kot. Po ke prova, coe ne gjykate e mos na bej pordha kot

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale