Veliaj: Falim 988 gjoba për familjet që filluan të ndërtojnë pa leje pas dëmtimit nga tërmeti! Heqim për 6 muaj tarifën e hapësirës publike për bizneset e vogla

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se janë falur 988 gjoba të vëna për ata famillje që pas tërmeteve të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme.

"Falim 988 gjoba që inspektoratet e ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që pas tërmeteve dhe rrënojave filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme. Ishte një situatë e jashtëzakonshme. Falim këto gjoba duke kuptuar kontekstin që janë bërë këto ndërtime dhe pamundësine për leje në atë periudhë. 988 gjobat falen sot që do të thotë se bie dhe nevoja për përmbarimin", tha Veliaj.

Ndërkaq Veliaj theksoi se Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin për përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill–shtator 2021, për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restauranteve dhe hoteleve të klasifikuara si biznes i vogël. Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Lajm i mirë për bizneset e vogla, Veliaj fal tarifën për hapësirën publike! Ja kush përfiton

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u vijë sërish në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej pandemisë. Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin për përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill – shtator 2021, për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restauranteve dhe hoteleve të klasifikuara si biznes i vogël. Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

“Siç kemi premtuar, sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit, në kuadër të masave për përballimin e pasojave të Covid-19. Do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021. Pra, duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante. Për të gjithë të tjerët e kemi shtyrë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. Pra, i kemi dhënë kohë edhe bizneseve të tjera që mos të nxitojnë. Mund ta bëjnë këtë gjatë muajit Maj”, theksoi Veliaj. 

Si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19 dhe në vazhdimësi të ndryshimeve në Paketën Fiskale, Bashkia Tiranë ka miratuar një sërë masash për ti ardhur në ndihmë sektorit të bar-restorante dhe hotele, masa lehtësuese të miratuara me vendime të këshillit Bashkiak.

Ora 16:19
Këshilli Bashkiak i Tiranës merr vendimin, këto dy rrugë marrin emrin ‘Sokol Olldshi’ dhe ‘Arjan Sala’

Këshilli Bashikak i Tiranës miratoi sot  propozimin për emërtimin  “Sokol Olldashi” dhe “Arjan Sala” të dy rrugëve në kryeqytet.

Do të jetë një rrugë në njësinë numër 2 që tashmë do të mbajë emrin e ish-deputetit të PD-së, “Sokol Olldashi” , ndërsa është emërtuar  me emrin “Erjon Sala” një rrugë në njësinë numër 11, në zonën e Laprakës, ku jeton edhe familja e të ndjerit.

Propozimi u bë sot nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Po propozojmë, me shpresën që të miratohen unanimisht, për emërtimin e një rruge me emrin “Sokol Olldashi”, një rrugë në njësinë numër 2, kjo vjen pas emërtimit të një shkolle me emrin ‘Bashkim Fino’ po në njësinë numër dy. Me emërtimin e rrugës ‘Sokol Olldshi’ është edhe një lloj balancimi, duke bërë një emërtim me emrin e ish-funksionarit dhe aktivistit të PD. Rruga tjerë që është propozuar për t’u votuar në Këshillin bashkiak është rruga “Arjan Sala”, një rrugë në njësinë numër 11, në zonë e Laprakës, ku banon edhe familja e të ndjerit, heroit tonë të qytetit. Ka qenë një premtim që kryeministri, bashkë me mua ja premtuam familjes, për të nderuar këta heronj. Më vjen mirë që një rrugë në njësinë numër 11 do të ketë emrin e heroit tonë urba, Arjan Sala”, tha Veliaj.

Ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik më 20 nëntor të viti 2013.

Arjan Sala humbi jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu më 24 mars në një magazinë te “Casa Italia”, ndërsa i shpëtoi jetën 20 punonjësve. Ai u shpall “Dëshmorë i Atdheut” më 29 mars, ku titulli iu dorëzua familjes së tij nga vetë kryeministri Edi Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MakjaVeliaj: 06/04/2021 16:17

    O Demagog,mos lejo Mure e ndërtime pa leje në Trotuare e Ammbjentd Publike!..e ke mish Tironën ,me pallate, një pemë një Pallat!?!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!