Zjarr në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, roja shpëtoi 20 persona, vetë mbeti brenda! Xhaxhai me lot në sy: S'kemi asnjë shenjë, shpresat te zoti

Prej orës 4 të pasdites ka rënë zjarr në magazinën e qendrës tregtare "Casa Italia" në zonën e ish-doganës në Tiranë dhe brenda dyshohet se është përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala. Pas 7 orësh nga magazina dalin shtëllunga tymi ndërsa trupi i Salës nuk është gjetur pasi është e vështirë të ndërhyhet.

Xhaxhai i tij me lot në sy tregon se Sala ka shpëtuar 20 persona derisa nuk doli më. Pas 7 orësh kërkime, shpresat thotë se i kanë te zoti pasi deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

"Magazinat janë në sipërfaqe të kondsiderueshme. Është vështirë të ndërhyhet se janë të mbushura me tym. Që nga ora 3 ka hyrë bredna ka shpëtuar disa persona derisa vetë mbeti brenda. Ka shpërtuar 20 persona. Nga ora 3 e gjys katër tani ora 11  nuk kemi asnjë shenjë, s'dimë kë të pyesim. Përgjigjia e vetme që më japin është nuk e gjejmë dot. Urojmë zotin ta kemi në anën tonë", thotë ai.

Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshekë. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj i kontaktuar nga Report TV thotë se situata është drejt normalizimit. Prej disa orësh forcat zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e flakëve por ende sipas tij në këto ambiente ka shumë tym. 

Roja e objektit, nuk u përgjigj në telefon familjarëve të tyre dhe ishte në punë në momentin e zjarrit. Familjarët e tij presin prej orësh jashtë ambienteve me lot në sy dhe me shopresë që ai të gjendet gjallë. Ai ka qenë një hero në momentet e para të zjarrit pasi ka nxjerrë një numër të konsiderueshëm punonjësish nga ambientet e magazinës deri në momentin që nuk doli më. 

Përtej rojes që dyshohet se mund të jetë brenda, por ende i pakonfirmuar nga policia, të gjithë punonjësit në katin e nëndheshëm dhe të parë janë evakuuar në mënyrë që të shmanget çdo lëndim i tyre deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Zjarri në qendrën tregtare në Tiranë, pas 5 orësh shtëllungat e tymit vijonë të dalin nga magazina (VIDEO)

Pas më shumë se pesë orësh që ka rënë zjarri në një magazinë te qendra tregtare "Casa Italia", tymi vijon të dalë në shtëllunga të mëdha.

Zjarrfikëset kanë krijuar disa vrima në anë të murit të ndërtesës ku është zjarri, me idenë e ndihmës për të nxjerrë jashtë tymin.

1616619790_1616619713Screenshot1.jpg

Ora 20:27
Dyshohet se brenda ka mbetur një roje, familjarët presin pranë qendrës tregtare ku ka rënë zjarri në Tiranë (Emri)

Arjan Sala, është roja i sigurisë i cili dyshohet se ka mbetur në magazinën ku ka rënë zjarr në qendrën tregtare "Casa Italia" në Tiranë. Ndërkaq familjarët ndodhet jashtë qendrës tregtare në pritje për normalizimin e situatës.

1616614262_99.jpg

Ora 19:56
Zjarri në magazinë e qendrës tregtare në Tiranë, dyshohet se roja të jetë brenda ambienteve

Nga zjarri i rënë brenda ambienteve të një magazinë në një qendër Tregtare në Tiranë dyshohet se brenda të ketë mbetur roja i objektit, pasi është i vetmit që nuk përgjigjet në telefon dhe në momentin e zjarrit ka qenë në punë. Policia nuk konfirmon që të ketë persona brenda dhe për të prania e rojës brenda ambienteve të magazinës është ende dyshuese.

Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshek. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.

Ora 19:15
Zjarri në qendrën tregtare në Tiranë, drejtori i zjarrfikëses: S'ka qytetarë në magazinë! Po punojmë prej 2 orësh, situata drejt normalizimit

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj në një prononcim për Report TV ka dhënë informacione lidhur me zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë. Ai thotë se nuk ka dëme në njerëz dhe se situata është drejt normalizimit.

"Kemi më shumë se 2 orë që po punojmë dhe jemi drejt vënies në kotroll  të situatës. Zjarri është shumë i rrezikshëm. Për momentin duhet teë eleminojmë zjarrin, për shkaqet do flasim më vonë. Në magazinë nuk ka shumë flakë por është amienti i mbushur me tym, vetë pozicioni i magazinës nuk lejon që zjarri të marrë përmasa të mëdha por ka tym. Por kjo situatë është duke kaluar. Për pak kohë jemi duke e vënë në kontroll", tha ai.

1616607594_zjarrdogana.jpg 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/03/2021 01:20

    Cdo ndertese para se te vihet ne perdorim duhet te kontrollohet nese kalon kode te ndryshme per sigurine e nderteses.Nje nga keto kode eshte dhe siguria ndaj zjarreve,ku rregulli e kerkon, qe te kesh alarme-sensore te tymit,zjarrit,gazit;ne tavane te kesh sprinkler uji qe aktivizohen automatikisht;bombola per shuarjen e zjarrit,sepata zjarrefiksi ,dyer emergjence dhe testim te pervitshem te alarm-sensoreve per te pare nese punojne apo jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro