Veliaj-FRESSH: Mbi 50 bashki
në zgjedhjet e ardhshme vendore

Veliaj-FRESSH: Mbi 50 bashki<br />në zgjedhjet e ardhshme vendore
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në një mbledhje të organizuar me të rinjtë Forumit Eurosocialist të Shqipërisë, ditën e djeshme në Jalë, deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme vendore Partia Socialiste dhe koalicioni i saj do të fitojnë mbi 50 bashki. Gjithashtu Veliaj u tha të rinjve eurosocialist se ideologjia e majtë, që po mbart partia e tij, po sjell ndryshime thelbësore në Shqipëri.

“Në zgjedhjet vendore të vitit tjetër do të kemi një sistem të ri administrativ, ku Shqipëria do të ketë 61 bashki. Nëse të rinjtë e majtë dhe të gjithë koalicionit do të mobilizohemi, nuk kam asnjë dyshim që ne mund të fitojmë mbi 50 nga 61 bashkitë e Shqipërisë sepse kemi treguar se aty ku qeveris e majta ka më shumë normalitet, shoqëria është më solidare, më e bashkuar, ka më pak frymë përçarëse dhe ekonomia përmirësohet.”- ishte kjo ajo që u deklaroi, Sekretari për Rininë në Partinë Socialiste dhe njëherazi Ministri i Mirëqënies Sociale dhe të Rinisë, Erion Veliaj, të rinjve eurosocialist që ndodhen me pushime në Jalë.

Ashtu siç dhe mund të shihet nga deklarata e tij, objektivi ambicioz i Partisë Socialiste, sipas Veliajt mund të arrihet me mobilizimin e të gjithë të rinjve socialist e jo vetëm. Gjithashtu z. Veliaj u tha të rinjve në takim se në të dyja rastet që e majta ka ardhur në pushtet në vendin tonë, i është dashur të përballet me pasojat e qeverive të shkuara. Më konkretisht për këtë aspekt Veliaj ka deklaruar:

“Ju e shikoni se e djathta e lë ekonominë të shkatërruar dhe i duhet të majtës që të bëjë pastrimin e shtëpisë dhe të rimëkëmbi ekonominë. Nuk kam asnjë dyshim që me të njëjtën energji që fituam në mënyrë spektakolare në zgjedhjet e fundit, të kemi mundësi të fitojmë sërish vitin tjetër, për të treguar se edhe në nivel lokal kemi forcë për të bërë të njëjtin transformim që kemi bërë në nivel kombëtar”.

Në rolin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj u tha të rinjve eurosocialist se ideologjia e majtë është ajo që po sjell ndryshimin në Shqipëri duke filluar që me sistemin progresiv të taksave apo skemën e pensioneve. Gjithashtu Z. Veliaj tha se e njëjta frymë e majtë ka nisur të ndjehet edhe në shëndetësi, në arsimin profesional dhe rimëkëmbjen e shërbimit kombëtar të punësimit.

Gjatë qëndrimit të tyre në kampin e Jalës, të rinjtë socialist janë takuar dhe me zëvendës Ministrin e Arsimit, Arbjan Mazniku, i cili jo vetëm informoi të rinjtë mbi çyshtje shqetësuese në arsim, si ajo e universiteteve private, por edhe në rëndësinë e forcimit të seriozitetit të diplomës. Si kusht thelbësor për ti dhënë mundësi të rinjve që të jenë më afër tregut të punës.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë