Veliaj: Halli i Lulit në Sharrë është prishja e pazarit bashkë me kunatin, firmosi t’ia jepte privatit 8 euro/ton më shtrenjtë

Veliaj: Halli i Lulit në Sharrë është prishja e pazarit bashkë me kunatin, firmosi t’ia jepte privatit 8 euro/ton më shtrenjtë

Kryebashkiaku Eiion Veliaj

Nga Kombinati, ku u bë prezantimi i Belinda Ballukut, si e dërguar politike për këtë zonë, në vend të Blerina Gjylametit, kryebashkiaku Erion Veliaj preku edhe një herë çështjen e impiantit të Sharrës, e cila në kohën e Lulzim Bashës ishte një bombë ekologjike, kurse sot është transformuar në një fushë me pemë.

Ajo që gjeta në Bashkinë e Tiranës është një propozim i shkruar nga Lul Basha, që i jep OK dhe e firmos më vonë, që plehrat të shkojnë të gjitha në Sharrë, tek ajo Sharra që përpara 5 vitesh e gjetëm mullar me plehra, një bombë ekologjike, një bombë politike, një bombë humane, bombë e të gjitha kuptimeve, ku vetëm digjej dhe ti nuk hapje dot ballkonin, as dritaren”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se halli i Bashës është pazari i prishur me kompaninë që do menaxhonte plehrat në kohën e tij, e cila do i kushtonte qytetarëve shumë herë më shtrenjtë. “Propozimi i Lulit, para se të ikte, ishte: 37 euro/ton, ne e kemi 30% më pak, 29euro/ton. Sigurisht, për Lulin, që thotë “6 nga 4 biznese”, rrezik 29 i duket më shumë se 37, por për 99.99% të të tjerëve, 29 është me e vogël sesa 37. Pra, Luli e kishte çmimin 8 euro më shtrenjtë për çdo ton plehrash. Tirana prodhon 1 mijë ton në ditë, do të thotë që ky thoshte, 8 mijë euro duhet të paguajë taksapaguesi më shumë. Do të thotë që, në 365 ditë 3 milionë euro më shumë. Ky nuk qan hallin pse ne i kursejmë paratë popullit, ky qan hallin pse iu prish pazari, se ky thotë - Këto ishin për mua dhe për kunatin”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë, i cili është njëherësh edhe drejtues politik për Tiranën i kërkoi çdo demokrati që të distancohet nga PD-ja dhe nga drejtuesit e saj, të cilët i përdorin njerëzit si “mish për top” për përfitimet e tyre personale. “Kompania që unë gjeta atje, me ata shokët e Megatek-ut, ishin ortakë me kunatin e Lulit dhe unë pyes veten: Ore ky SPAK-u, çfarë bën? Si mund të jetë kryetari i bashkisë me kunatin e vet dhe të jenë në çdo lloj biznesi, në çdo lloj biznesi? Jo vetëm kaq, jo vetëm që ishte 30% më lart dhe ne e ulëm, por ai thoshte – Që në fillim qyteti i Tiranës duhet të paguajë 34.6 milionë euro me investimet. Ne sot s’paguajmë fare. Ne paguajmë për ton, plehrat që mblidhen, i marrim, shkojnë peshohen dhe i themi – Na sillni faturën vetëm për plehrat që sjellim, jo të paguajmë ne investimin, paguajeni ju investimin me lekët që ju japim për plehrat. Dhe pyetja për një demokrat të fundit që mund të ketë ngelur në Kombinat është - O shoku, të përdori “mish për top” te Astiri, të torturoi 3 vjet, ku është Astiri sot?”, tha Veliaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen