Veliaj heq projektet e Lulzim
Bashës, rikthehet treni në Tiranë

Veliaj heq projektet e Lulzim<br />Bashës, rikthehet treni në Tiranë
TIRANE- Stacioni i Trenit do të rikthehet në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh dje se ka vendosur që të rikthejë trenin në Tiranë, por këtë herë jo në stacion mallrash. Gjatë inspektimeve të punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, Veliaj u shpreh se do të ndryshojë projektet e vjetra që ka miratuar ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë theksoi se pranë zonës së “Stacionit të Trenit” do të ndërtohet parku urban ndërqytetas, i dytë pasi atij që do të ndërtohet në Farkë. “Kjo zonë (Stacioni i Trenit) do të jetë një stacion urban qytetas për pasagjerë, kurse procesimi i mallrave do të ndodhë jashtë Tiranës. Në asnjë vend të botës nuk ka nostalgji për të pasur përpunim mallrash në stacionin qendror të qytetit, prandaj do të rikthejmë stacionin e qytetit vetëm për pasagjerët” – u shpreh Veliaj.
 
Bulevardi
Projekti për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës do të ndryshojë dhe do të ketë në qendër një park qendror rreth 6 herë më të madh se parku “Rinia”. “Kemi marrë një vendim që në mes të bulevardit të kemi një park qendror, shumë i ngjashëm me atë që qytetarët kanë parë në Nju Jork ose në qytete të tjera të rëndësishme të botës”, - përmendi Veliaj. Sipas tij, qytetarët e njësisë nr. 11 kanë nevojë që bulevardin, bashkë me zhvillimin dhe urbanizimin që sjell ai, ta shohin edhe si një hapësirë argëtuese dhe çlodhëse.

Gjithashtu bashkia do të rinegociojë kontratën me fondin Abu Dhabi, që qyteti të mos rëndohet nga interesat financiare, të papërballueshme për financat e bashkisë. “Po gjejmë konsensus për të ulur pak normat e interesit dhe për t’u siguruar që kontrata të zgjatet. Kjo na lehtëson edhe mënyrën se si ne bëjmë pagesat dhe financimin nga Bashkia e Tiranës”, tha kryebashkiaku. 

Gjatë inspektimit të punimeve në bulevardin e ri, Veliaj u shpreh se në dy muajt e fundit, ky projekt ka ecur më shumë se në katër vitet e shkuara. Familjet të cilat do tu prishen banesat për ndërtimin e bulevardit të ri do të sistemohen në banesa të tjera, njësoj siç u veprua me komunitetin rom tek Parku i Liqenit.

“Ne do të marrim masa që, ashtu siç vepruam te Liqeni Artificial, të sistemojmë të gjitha familjet, qofshin këto të komunitetit rom, apo të komuniteteve të tjera, në banesa të ngjashme ose më të mira se ato që kanë”, - tha kryebashkiaku.

Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të ketë një prezantim të plotë të të gjitha ndryshimeve që i janë bërë projektit të bulevardit të ri, i cili sot quhet projekti i “Parkut Qendror të Tiranës” dhe i “Parkut të Lumit të Tiranës”.
 
veliaj
veliaj

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)  
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos