Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Komandantit të Guardia di Finanza, Giorgio Toschi: Tirana një vend i sigurtë (Foto)

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Komandantit të Guardia di Finanza, Giorgio Toschi: Tirana një vend i sigurtë (Foto)

Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa i dorëzon "Çelësin e qytetit" komandantit të Guardia di Finanza, Giorgio Toschi

Qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë”. Kështu u shpreh Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, i cili u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Komandanti Toschi dhe kryebashkiaku Veliaj vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite mes policisë shqiptare dhe asaj italiane në fushën e sigurisë, ku tashmë vendi ynë është partner i besueshëm në luftën ndaj kriminalitetit.

Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi në një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj  

Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza edhe “Çelësin e Qytetit”. “Po jua dorëzoj Çelësin e qytetit të Tiranës sepse ju konsiderojmë pjesë të shtëpisë sonë, dhe me një miqësi të vërtetë dhe vlerësim për “Guardia di Finanza”, për vullnetin për të ecur përpara së bashku, jo si inferiorë, por si partnerë. Ju falenderoj vërtet! Tani kemi një qytet që është edhe më i sigurt dhe besoj se kjo është edhe meritë e juaja, sepse ka gjëra që mund t’i bësh i vetëm, por ka edhe gjëra, si krimi ndërkombëtar, që nuk mund t’i bësh ballë i vetëm, nëse nuk ke miq të vërtetë. Ju jeni një mik i vërtetë, ju vlerësoj shumë,”- tha Veliaj.

Giorgio Toschi e cilësoi domethënës nderimit që i bëhet atij dhe “Guardia di Finanza”-s nga Bashkia e Tiranës. Ai theksoi se të dy vendet janë të impenjuara maksimalisht për të bashkëpunuar, ndërsa theksoi se gjithnjë e më shumë e vlerëson dhe e adhuron Tiranën.

Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi në një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj  

Jam jo vetëm krenar për marrjen e këtij çelësi, pasi ndër të tjera është edhe bukur, por edhe për domethënien dhe vlerën që përfaqëson ky çelës. E përsëris se kam fatin që të jem Komandant i Përgjithshëm në një moment të tillë, ku gjendemi në maksimumin e impenjimit tonë, edhe sa i takon aspektit të bashkëpunimit, por edhe konstatimeve, pasi qyteti dhe vendi juaj i bukur është shumë më i sigurt se kurrë më parë. Ndihem shumë i lidhur, pasi prej 22 vitesh ndjek këto misione. Ndaj është edhe një kënaqësi e madhe personale sepse me këtë çelës do të hap figurativisht portat e këtij qyteti që vlerësoj dhe adhuroj gjithnjë e më shumë,”- u shpreh Toschi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TAVEelbasani.: 29/09/2018 23:43

    SA kushton nje KOPJE celesi QE VELIAJ dhe META u dhurojne fqinjeve.PO RAMA KA nga KETA celesa?? O ,I MBAN XHAFAJ ne kasaforten e te VELLAIT...Ka dhe ardi VELIU .PO na MBYTEN Velinjte .U shofshin QE NUK po del nje tjeter GJERGJ KASTRIOTI.!!

    Përgjigju
  • FLORIRI.: 28/09/2018 13:49

    VELIAJ dhe XHAFAJ po JAPIN KOPJE celesash per MAFIOZET e DROGES shqipetare . XHAFAJ NDIHET I LUMTUR we I belli KA celes SI TE dale NGA guardia di FINANCIA NE ITALINE TONE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt