Veliaj i vendosur: "Nuk e mbyll
mandatin pa marrë gjobën e PD”

Veliaj i vendosur: "Nuk e mbyll<br />mandatin pa marrë gjobën e PD”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i vendosur për t;i shkuar deri në fund çështjes së gjobës së vënë ndaj Partisë Demokratike, për dëmet e shkaktuara nga protesta e 8 dhjetorit.
 
"Do të përdor çdo mjet dhe unë nuk do e mbyll këtë mandat pa e marrë atë gjobë," është shprehur Veliaj gjatë një emisioni në Vizion Plus.
 
Sa i përket çmimit të biletës së autobuzëve, Veliaj thotë se ishte vendim i pashmangshëm. Teksa hodhi poshtë pretendimet e demokrateve për afera korruptive me rritjen e çmimit, kryebashkiaku deklaroi se kontratat me kompanitë që ofrojnë shërbimin ishin firmosur nga paraardhësi i tij.
 
"Kontratat i ka bërë ish-kryetari i bashkise kur edhe indeskimin e çmimit duhej ta bënte ai. Nje kryetar bashkie kishte katër vjet kohë për ta bërë dhe nuk e bëri. Unë jam këtu për të marrë vendim dhe më mirë të shahem nga disa karagjoz populistë disa ditë se nuk e kam problem fare këtë, se sa të lë njerëz që realisht e përdorin autobuzin dhe t'i lë të torturohen  me muaj të tërë duke përdorur taksinë apo të lëvizin në këmbë," ka thënë Veliaj.
 
Kryebashkiaku i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës lidhur me përmbytjet e fundit në Tiranë duke i kërkuar që të mos bëjnë politikë me kapriçot e motit, si dhe ka paralajmëruar prishjen e të gjitha objekteve mbi kolektorë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje