Veliaj: I vendosur të vazhdojmë me projektin e Teatrit Kombëtar! Transformimin e Piramidës e mbyllim pranverën tjetër! Berisha dhe Meta hiena që dinë vetëm të bllokojnë punët

TIRANË - Ndërtimi i Teatrit Kombëtar do të mbyllet brenda vitit 2025. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit, Veliaj theksoi se Tirana ka humbur shumë vite me debatin për teatrin dhe se ai është i vendosur që ta ndërtojë atë. 

“Për Teatrin Kombëtar, siç e patë, filluam punën. Po përgatitet terreni përpara se të fillojnë sondat e të bëjnë shpimet për të projektuar themelet. Një debat i cili na mori shumë kohë, një debat që ka filluar që në vitin 1998, 24 vite, ashtu sikurse na mori 17 vjet sheshi “Skënderbej”, filloi në 2000-in, mbaroi në 2017-ën me administratën tonë. Na mori 3 vjet vetëm një segment i Unazës së Madhe te “Astiri”. Na mori 7 vite “Bulevardi i Ri”. Na mori 2 vite “Pazari i Ri”. Na mori 1 vit këndi i lodrave. Po t’i mbledhësh të gjithë këto vite bashkë, beson se hyn te një moshë 100-vjeçare, po t’i mbledhësh si vite jete që ty të kanë kaluar me këto debate. Duhet të pranojmë që ne jemi kampionë në shumë të mira, por jemi kampionë edhe në një humbje spektakolare të kohës. Kështu që jam i vendosur që ne të vazhdojmë me projektin e Teatrit Kombëtar dhe në këtë afat 2023-205 të mbyllim atë projekt””, tha Veliaj.

Duke folur për investimet strategjike në Tiranë, Kreu i Bashkisë foli edhe për transformimin e Piramidës si qëndrën më të madhe të inovacionit në Ballkan.

“Pjesë e këtij plani strategjik është Piramida e Tiranës, që ne do ta mbyllim Pranverën tjetër. Një fokus te digjitalizimi: Pra jo vetëm start të barabartë për të gjithë, por një start më të mirë se të tjerët. Shkolla jo vetëm më të mira, por shkolla ku mësohet Inteli, ku mësohet inteligjenca artificiale, siç janë 10 gjimnazet ku ka filluar kompania “Intel”, ku kurset e Tumo-s bëhen standard, ku nga 1 mijë fëmijë shkojmë në 5 mijë fëmijë në muaj tek Piramida për kurse të tilla, edhe ku punët siç po shohim në këtë qytet paguhen mirë, si tek “Lut’hansa”, “Inteli”, “Ritech” dhe shumë prej kompanive që janë transferuar në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

 Veliaj shprehu vendosmërinë e tij edhe për të vijuar projektet strategjike, si zgjerimi i Unazës së Madhe të Tiranës dhe projektin e shtratit të lumit Lana. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se pavarësisht histerisë së Sali Berishes dhe Ilir Metës, koha tregoi se ku ka ndërhyrë bashkia, është rritur vlera e pronës së qytetarëve.

“Kush përfaqëson njësinë 2 dhe 3 e ka parë se çfarë transformimi i ka sjellë zgjatja e lumit nga Materniteti deri në Shkozë, një tjetër projekt që mori gjysmën e rinisë sonë, 15-20 vjet, me sherre e shamata çdo gjë. Ja ku është sot! Është rritur vlera e pronës, është bërë lidhja me autostradën në Shkozë, del menjëherë në Farkë. Do bëjmë të njëjtën gjë, pavarësisht se edhe aty do plasë histeria. Jam i sigurt, Iliri dhe Saliu vetëm këtë dinë të bëjnë, të bllokojnë e të gjejnë ndonjë gjë, të kapen si hienat pas kockave, por jam i vendosur që të vijojmë me zgjerimin e lumit Lana dhe zgjerimi nënkupton nga Pallati me Shigjeta, rrugë me tre korsi, korsi e dedikuar ekstra për autobusët e biçikletat, pra 5 korsi në total dhe vazhdon nga Pallati me Shigjeta nëpërmjet Astirit ckryqëzohet me Unazën dhe mbaron në zonën që njihet si zona e Top Channel në Kashar, aty ku pastaj bashkohet sërish me autostradën Tiranë – Durrës”, tha Veliaj.

Lidhur me Unazën e Tiranës, Veliaj u shpreh se po punohet në të 7 lotet e saj.

“Vazhdimi i Unazës, jam mëse i vendosur që ajo punë që i përket Bashkisë, duke qenë se qeveria tashmë ka miratuar të gjithë gjurmën dhe ne 7 lotet po punohet, bashkia bën pjesën e lidhjeve dhe degëzimet me lagjet, që asnjë lagje të mos ndihet e ndërprerë prej autostradës, por përkundrazi të përfitojë prej lidhjes me autostradën. Ju garantoj se nuk do pres më 3 vjet si në kohën e Astirit. Vendimet merren nga një shumicë, për sa kohë që njerëzit kompensohen, u jepet shtëpi ose para, kur i kanë banesat me leje e të legalizuara, atëherë qyteti duhet të vazhdojë përpara”, tha ai

Kryebashkiaku i Tiranës preku dhe çështjen e projektit tek zona e njohur si “5 Maji” dhe ajo në Kombinat, duke ironizuar krerët e opozitës: “Nuk e kuptoj, njerëz që kanë qenë presidentë e kryeministra, që ëndërrojnë të bëhen brigadierë të komunales. Pse dikush duhet ta lërë karrierën , reputacionin, emrin dhe votat në rrënoja pallatesh që janë shpallur nga Instituti i Ndërtimit të pabanueshme?!”.

Teksa foli për investimet, Veliaj foli dhe për zonën e teknologjisë dhe zhvillimit Ekonomik TEDA në zonën e Kasharit, si dhe për projektet e mëdha në infrastrukturën sportive. 
“Ne do hapim këtë vit disa gara. Një ka të bëjë me transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. E sigurt që edhe aty do plasë histeria. Kanë qenë hangaret e Italisë, pra nuk është ndërtuar tamam si dopo lavoro e teatrit, që ishte një vend argëtimi për ushtrinë fashiste në Tiranë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë me stadiumin “Selman Stërmasi”. Mjafton të shohësh se çfarë ekonomie ka gjeneruar stadiumi i ri me hotelin, me dyqanet, me lokalet, restorantet, zyrat e Lufthansa, Tumo, në njësinë nr.2, për të kuptuar se çfarë potenciali ka transformimi i asaj zone të Tiranës së Re”, deklaroi Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
‘Nuk jam i ardhur në Tiranë’, Veliaj për deklaratën e Këlliçit: Rikthim në mesjetë, gara në primare kush fyen më shumë ata që vijnë nga rrethet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në mbledhjen  e sotme të Këshillit Bashkiak edhe deklaratën e Belind Këlliçit për qytetarët që kanë ardhur në Tiranë. Veliaj e cilësoi deklaratën raciste dhe rikthim në mesjetë.

“Debati më i shëmtuar që ndodh dhe që do e dëgjoni këto 4 muaj, është ky debati ‘kush është vendali dhe kush është i ardhur’. Një debat patetik. Sulmi më i madh politik që i bëhet kryetarit të bashkisë, është: “Ti je nga Berati, a nga Vlora, a nga Ura Vajgurore”. Unë besoj se njerëzit që vijnë nga rrugëtime të ndryshme e pasurojnë jetën e qytetit, sjellin ide të ndryshme, vijnë me dëshirën për t’ia dalë. Por ta vazhdosh këtë debat në vitin 2022 dhe të shikosh Primare, ku gara kryesore është kush fyen më shumë ata që vijnë nga rrethe të tjera, më duket e pabesueshme. Një rikthim në mesjetë. Të mendosh që partitë e këtyre Primareve drejtohen nga njëri që ka ardhur nga Tropoja dhe njëri që ka ardhur nga Skrapari. Unë besoj se është e tmerrshme të jesh racist origjinal, po është akoma më e tmerrshme të jesh vetë i konvertuar, pra vetë të jesh i ardhur dhe të bëhesh racist me të tjerët. Kjo është dy herë më e dhimbshme”, deklaroi Veliaj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 23/12/2022 21:32

    Me piramiden ia keni fut kot, ne vend te restaurohej dhe te behej muze, percudnohet. Gjynof

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/12/2022 20:57

    E Veliaj ështé hiena antikombëtare ështé krimineli nr 1 i Tiranës

    Përgjigju
  • timi: 23/12/2022 20:09

    I ARDHUR JE O MASKARA ,,,PO TE MOS ISHE I ARDHUR NUK DO E KISHE BERE TIRANEN SI HALE,,,ME PALLATE QE PO NDERTOHEN NE SHESHET PARA PALLATEVE...// POR SHPEJT DO E MARRESH PERGJIGJEN NGA POPULLI I TIRANES.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër