Në ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka inauguruar një çerdhe.

Veliaj theksoi se kjo është një dhuratë e bukur jo vëtëm për fëmijët por edhe për gjyshërit të cilët duan më të mirën për niprit e tyre.

“Jam shumë i lumtur që në Ditën e të Moshuarve, përurojmë këtë çerdhe sepse besoj se nuk ka dhuratë më të mirë për gjyshërit dhe gjyshet se sa kur shikojnë nipat e mbesat që trajtohen me dashuri, me kujdes dhe me respekt nga qyteti i tyre”, u shpreh Veliaj.

Gjatë ditës së sotme Bashkia e Tiranës sot ka përgatitur një sërë aktivitetesh, duke përfshirë transportin publik falas në të gjitha linjat e kryeqytetit, kafe për të moshuarit në mjediset e bashkisë dhe njësive administrative.

Rikonstruktimi i çerdhes numër 14 është bërë në kuadër të nismës më të fundit të bashkisë së kryeqytetit “Adopto një çerdhe”.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)