Veliaj: Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit

Veliaj: Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e cilësoi industrinë e ndërtimit si punëdhënësen më të madhe dhe nxitësen e ekonomisë dhe se sulmet ndaj saj, sidomos pas tërmetit, nuk janë të drejta. Veliaj tha se në vitet e fundit industria e ndërtimit kontribuon 10 herë më shumë, ndërsa për herë të parë është sanksionuar me ligj që përveç taksës, 3% e ndërtimit ose e vlerës ekuivalente të tij shkon për banesa sociale.

“Shumë prej krizave i kemi zgjidhur në bashkëpunim me ta. Është një industri e cila me administratën e re i është dhjetëfishuar taksa; pra, kontribuon 10 herë më shumë, gjithashtu i është shtuar për herë të parë detyrimi i 3% e ndërtimit për banesat sociale. Mezi pres që kjo industri të jetë punëdhënësja më e madhe me rindërtimet pas tërmetit”, tha Veliaj.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë edicionit të II-të të Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban që po mbahet këto ditë në Tiranë. Kryebashkiaku tha se me procesin e rindërtimit do të jetë pikërisht ky sektor që do të sjell nxitjen më të madhe të ekonomisë dhe punësimit pasi do jetë kjo industri që do të rindërtojë shkollat, kopshtet, çerdhet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, po ashtu si edhe qendrat shëndetësore apo lagjet e reja. Në lidhje me akuzat se ndërtimet janë të dobëta, Veliaj theksoi se banesat që u shembën apo dëmtuan nga tërmeti ishin ato të ndërtuara me punë vullnetare gjatë viteve ‘70-’80, apo aty ku ishte shkelur ligji.

“Gjithë ky llum dhe baltë hidhet mbi një nga industritë që është ndoshta nga më të rregulluarat. Siç provoi tërmeti, u dëmtuan 2 kategori banesash: ndërtimet e viteve ‘70-’80, që u ngritën me punë vullnetare, dhe tahmanë e dikujt që ndërtoi në rërë, që mori leje për dy kate dhe ndërtoi 8 në vitin e rrumpallës. Por, tërmeti nuk dëmtoi ndërtimet serioze, të viteve të fundit”, shtoi Veliaj.

Veliaj theksoi se Tirana është sot shtëpia e 140 kombësive të ndryshme dhe do të vazhdojë të rritet dhe ato që thonë na mbyti betoni duke përdorur një gjuhë populiste duke sulmuar industrinë e ndërtimit, nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur.

 “Ka nga ana që pasi vijnë në Tiranë dhe bëhen të suksesshëm, e kur ftohen në një studio televizive, gjëja e parë që thonë është: Na mbyti betoni! Por, kur i pyet, po ti vetë nga je me origjinë? Thonë: Jo, vetë jam nga Lushnja, jam rregulluar e sistemuar, por kush vjen tani në Tiranë është shumë i poshtër. Ndërron stacionin, prapë na mbyti betoni! Po ti vetë nga je? Jo, unë vetë jam nga Kukësi, kam ardhur këtu në vitin 2000, tani jam sistemuar, jam bërë një nga këta VIP-at që del nga televizor, por asnjë të mos guxojë të vijë në Tiranë. Nuk duhet të jetë kështu! Përpara se të bëheni populistë dhe t’i suleni një industrie të tërë, mendoni se ajo punëson njerëz, lëviz ekonominë, sjell të ardhura. Asnjë prej tyre që thonë na mbyti betoni nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur”, tha Veliaj, i cili shtoi se Bashkia e Tiranës mundi të menaxhojë më së miri edhe fazën e emergjencës së strehimit pas tërmetit. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 08/03/2020 00:17

    TE KERKON FEDERATA LEJE PER TE NDERTUAR 20 AMBIENTE SPORTIVE POR BASHKIA E KETIJ KATUNARI ME EMRIN ERION NUK I JEP LEJE,,,PER LEJE NDERTIMI ESHTE GATI ERIONI SEPSE MERR LEKE NGA NDERTUESIT...THA 0 LEJE NDERTIMI NE TIRANE ,,,SOT KA DHENE 350 LEJE PALLATESH,,,PASKA QENE POPULL BUDALLA ,,,KY TE PRISH JETEN NE TIRANE,,TIRANASIT I JAPIN VOTEN,,,KU BEN VAKI KJO,,NE C'FARE SHTETI EUROPIAN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin