Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën e re që po ndërtohet në Qesarakë. Veliaj tha se në vitin e ri shkollor ajo do të presë 600 nxënës dhe pas tërmetit të 2019, sot po ngrihet më e fortë për komunitetin. Kryebashkiaku theksoi se shkolla 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë gati në kohë.
“Vitet e fundit zona është rritur jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë ka qenë nevoja për t’u siguruar që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo nëpër shkollat e tjera. Tërmeti, përveç se ishte një fatkeqësi, u kthye në një mundësi. Na dha mundësinë që përveç shkollës 9-vjeçare,të kemi edhe shkollën e mesme që po e bëjmë tek ish Shërbimi Informativ i Ushtrisë, ku terrenet janë edhe më të mëdha”, u shpreh ai.
Veliaj nënvizoi faktin se prindërit duhen nxitur t’i shpien fëmijët në shkollat afër lagjes së tyre. Sipas tij, shkollat kanë të njëjtën cilësi, madje edhe më mirë se shkollat në qendër të Tiranës.
“Fëmijët harxhojnë kohë pa fund në trafik. Kjo s’ka kuptim! Është fakt se këtu, në periferi, kemi shkolla edhe më të mira, se janë më të reja, që bëhen me teknologjinë e fundit, me eficiencë energjetike, me klasa të bollshme. Janë edhe shkolla, edhe qendra komunitare. Po krijojmë një super palestër, një auditor, njësoj siç kemi bërë edhe tek Liceu Artistik, edhe tek shkolla “Servete Maçi”, apo në shumë prej shkollave të tjera në qendër të Tiranës. Janë hapësira që mund të përdoren nga komuniteti. Pra, shkolla të jetë pak më shumë se sa një mjedis që përdoret vetëm në oraret 8:00 me 13:00; të përdoret për sport, art dhe kulturë, edhe në fundjavë, nëse ka aktivitete nga komuniteti”, sqaroi Veliaj.
I pranishëm ishte edhe deputeti PS, Xhemal Qefalia tha se puna e bërë nga Bashkia Tiranë flet vetë.
"Ata skeptikët që mendojnë se ku shkojnë lekët e tërmetit, ja pra ku shkojnë! Për shkollën, kopshtin, për shkollën e mesme, për çerdhen. Jam i mrekulluar dhe mezi pres që nxënësit ta shohin në shtator”, përfundoi Qefalia.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 967
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: S'iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
Ja dhe ky ?! I qendisi shkollat ne mes te tiranes dhe hipi me qesarake. O shqiptar i tejmbushe shkollat poshte dhe jane me 3 turne, e mbeti fshati pa shkolle. Te te vije zor se nuk mendon per femijet por per vete. E dashke mandat tjeter. Veliaj ik.
Përgjigju