Veliaj inspekton punimet te Piramida: Do të jetë shkolla më e madhe e Teknologjisë e Informacionit në Ballkan

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” - AADF.

Veliaj është i bindur se kjo qendër, që do të quhet “TUMO”, njësoj si qendrat e ngjashme në Paris apo Berlin, do të jetë më e madhja e këtij lloji në Ballkan.

“Është e paimagjinueshme se çfarë fuqie ka puna! Nga një shtëpi e shtypjes dhe e diktaturës, po kthehet në një shtëpi të lirisë, jo vetëm të kufijve fizikë, por edhe të kufijve digjitalë. Ajo do jetë shkolla më e madhe në Ballkan për Teknologjinë e Informacionit. Për të gjithë ata që bëjnë debate për Teatrin, Teatër Kombëtar kishin majën e Piramidës. Pyetja është, do ecim përpara me gjysmagjela, apo do bëjmë gjëra të fisme, që do ngelen dhe do shënjojnë më të mirën qytetit tone, jo vetëm si arkitekturë, por edhe si ëndrrat tona. Nëse ëndrrat e së ardhmes janë kodimi, robotika, mekatronika, design-i, softëare-t, atëherë duhet të përgatitemi sot. Më vjen mirë që vitin tjetër, që kur Tirana do të jetë edhe “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të kemi një qendër digjitale, ndoshta nga më të mirat në Evropë, po e sigurt në Ballkan,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se vetëm me punë ëndrrat e vizatuara për të ardhmen e fëmijëve tanë mund të kthehen në projekte e më tej në realitete, që do transformojnë jetën e tyre.

“Në këtë fazë kemi bërë çmontimin e sajesave të shtuara ndër vite, e pasi ta kthejmë në skeletin original, do të fillojmë me krijimin e klasave të TUMO-s. Vetëm duke qëndruar të fokusuar iu shkojmë punëve deri në fund dhe sikurse është shprehja jonë, s’ka kohë për pushim, ne do rikuperojmë gjithë kohën e humbur për të dalë faqebardhë e kryelartë dhe për t’iu thënë fëmijëve të qytetit, ëndrrën që vizatuam para disa ditësh e kthyem fillimisht në projekt e tani nga projekt në zbatim, për ta hapur si shkollën më të madhe të Republikës, por edhe të Ballkanit për Teknologjinë e Informacionit,” deklaroi Veliaj.

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja