Veliaj inspekton tregjet në Kombinat, Pazarin e Ri dhe Njësinë 2: Do të hapen sërish të hënën, s’ka nevojë të dyndemi nesër

Pas suksesit në tregun e Kombinatit me vendosjen e kabinës së dezinfektimit në hyrje të tij, kjo nismë e Bashkisë së Tiranës është shtrirë edhe në tregjet e tjera publike në kryeqytet. 

Sipas zyrës së shtypitKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot pasdite tre nga tregjet më të mëdhenj të fruta-perimeve: në Kombinat, Njësinë 2 dhe Pazarin e Ri, ku janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të jetë në përputhje me masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. 

“Te Pazari i Ri është mbajtur higjiena, ka pasur administrim që në fillim, ndaj është një nga tregjet që është sjellë më mirë; nuk kemi pasur nevojë të shtojmë më shumë forca policore e dezinfektantë. Ndërkohë, te tregu i Kombinatit dhe tregu i  Shkollës së Baletit, ku ka qenë edhe fluksi më i madh, janë vendosur dezinfektantë”, tha Veliaj.
 Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të respektojnë masat e marra edhe në fundjavë. 

Dezinfektimi është një masë paraprake, por secili duhet të  shfrytëzojë orën e vet për të bërë pazar dhe të vazhdojë për në shtëpi. Dua t’ju kujtoj të gjithë qytetarëve, vërtet është një javë feste, kemi Pashkët, por kjo nuk është një asye për të blerë dhe për të konsumuar sikur do të bëhet qameti. Të hënën, pavarësisht se është ditë pushimi, tregjet do të hapen prapë. Kryeministri njoftoi se do të jenë hapur që në orën 5, kjo do të thotë se do të ketë sërish ushqime”, u shpreh Veliaj.
 
Ai nënvizoi se çelësi i suksesit në ketë betejë është bashkëpunimi i qytetarëve me autoritetet për të qenë sa më të kujdesshëm.
Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth. Paralelisht, nëpër tregje vijon puna e Polisë Bashkiake për zbatimin nga ana e qytetarëve të distancimit fizik nga njëri-tjetri dhe të radhëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë