TIRANE - Nga Peza ku u zhvillua ceremonia përkujtimore në nder të 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi Presidentit Meta.
Në fjalën e tij, Veliaj foli për deputetë të cilët përkundër deklaratave që glorifikojnë luftën antifashiste, kanë pushtuar bustin e një prej heronjve të luftës sikurse është ai i “Vojo Kushit” me ndërtime pa leje për t’i shfrytëzuar si bingo. Duke sjellë në vëmendje përpjekjet që disa deputetë bënë për të penguar Bashkinë e Tiranës për të çliruar bustin e Vojo Kushit nga këto bingo e loto, Veliaj theksoi se është hipokrizi që të tjera fliten dhe të tjera gjëra bëhen në realitet.
“Ju e patë se si u përfshi gjithë parlamenti shqiptar kur Bashkia vajti të çlironte bustin e Vojo Kushit sepse kishim deputetë që ishin pronarë të bingove e basteve aty. Tani, o do jetojmë këto që flasim sot ose do jemi hipokritë; të tjera gjëra themi këtu e të tjera gjëra bëjmë atje”, theksoi Veliaj.
Në media është përfolur që një prej bingove që kishte zënë gjithë bustin e “Vojo Kushit” pranë zonës së Selvisë, i përket pikërisht deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, ndërtim i cili tashmë është prishur nga Bashkia duke rehabilituar gjithë këtë zonë.
Na mbyti malokeria se mutiny Don Maliki Spahia ke Selvia vec Bachell Monik e di
Përgjigju