Meta krah mazhorancës në Pezë: Aktorët politikë t'i kërkojnë BE-së 'PO-në' e negociatave...të bëhet e qartë kush i pengon (VIDEO)

TIRANË - 77-vjetori i Konferencës së Pezës bëri bashkë presidentin Ilir Meta, zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përfaqësues të Kuvendit e pushtetit vendor. Krah tyre, kreu i shtetit dha mesazhe të forta politike, ku duke marrë shembullin e pluralizmit të Konferencës së Pezës, tha se njëjtë edhe sot në kushtet e një krize, të gjithë aktorët politikë duhet të bëhen bashkë për interesin e madh kombëtar, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Kërkesa ime për të gjithë aktorët dhe forcat politike është t'i kërkojnë BE, pavarësisht nga problemet e deritanishme, t'i thotë një po çeljes së negociatave dhe nëse do të ketë kushte për çeljen e tyre, duhet të vendosin kusht për çdo institucion dhe cdo aktorë, përfshirë edhe presidentin e republikës në mënyrë që të gjithë të jenë të qartë se kush do të jetë një pengesë në të ardhmen për të vonuar këtë proces", tha Meta.

Nuk mungoi as përgjigjja nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ju drejtua Presidentit duke thënë se pluralizmi duhet në cdo fushë.

"Nuk mundet vetëm pluralizëm në tavolinë edhe në betejë shkojnë vetëm partizanët në luftë kurse të tjerët bëjnë komentin se si u luftua në luftë", tha ndër të tjera Veliaj.

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe Presidenti  bënë homazhe, duke u përulur me respekt para sakrificave dhe vetëmohimit të heronjve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, si dhe vendosi një kurorë me lule në varrezat e “Dëshmorëve të Pezës” duke nderuar veprën atdhetare dhe kujtimin e paharruar të Myslim Pezës. Konferenca e Pezës më 16 shtatorit 1942, ishte një mbledhje e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Myslym Pezës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
'Zbutet' Meta: Partitë politike t'i kërkojnë BE-së 'PO-në' e negociatave, të 'zbulohet' kush e pengon integrimin (VIDEO)

Në një prononcim për mediat pasi mori pjesë në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta u shpreh edhe më qartë me mesazhin e tij ndaj forcave politike kundërshtare në vend dhe ndarjes së përgjegjësive dhe detyrave konkrete në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë PO-në për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndryshe nga skepticizmi se më 18 tetor vendi ynë nuk do mundet t'ia dalë në këtë rrugëtim drejt BE-së, sot nga Peza, ku u shfaq krap përfaqësuesve të lartë të mazhorancës, Meta tha se politika duhet të bëhet bashkë për interesin kombëtar dhe t'i kërkojë BE-së t'i thotë PO hapjes së negociatave. Po ashtu Meta tha se nëse vendosen kushtet për çeljen e negociatave, BE duhet të jetë e qartë ndaj aktorëve dhe institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që sipas tij të jetë e qartë se kush është pengesa për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

"Peza është një amanet për të ardhmen e atyre që e bënë. Qëllimi ynë sot i përbashkët, interesi ynë kombëtar është anëtarësimi i Shqiëprisë në BE. Një proces që antagonizmi politik e ka vonuar shumë. Kam dhënë shumë mesazhe dhe sjellja ime si president ka qenë funksion të realizimit të këtij interesi kombëtar më 18 tetor kur do të merret një vendim për Shqipërinë. Kërkesa ime për të gjithë aktorët dhe forcat politike është t'i kërkojnë BE, pavarësisht nga problemet e deritanishme, t'i thotë një po çeljes së negociatave dhe nëse do të ketë kushte për çeljen e tyre, duhet të vendosin kusht për çdo institucion dhe cdo aktorë, përfshirë edhe presidentin e republikës në mënyrë që të gjithë të jenë të qartë se kush do të jetë një pengesë në të ardhmen për të vonuar këtë proces, këtë qëllim mbarëkombëtar që na fton për bashkëpunim se i tillë është mesazhi që vjen nga Peza", tha Meta.

Ora 11:20
'Pluralizmi' përplas Metën dhe Veliajn në Pezë - Mesazhet e forta politike (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Presidenti Ilir Meta patën një përplasje mes fjalësh me njëri-tjetrin gjatë ceremonisë së 77-vjetorit të Konferencës së Pezës. Kreu i shtetit tha se kjo konferencë ishte pluraliste, por gjatë fjalës së tij qytetari i parë i Tiranës ju përgjigj se pluralizmi duhet në çdo fushë.

"Intelegjinca europiane buron nga fshati jo nga kafet e Tiranës jo nga gjithollogët, por nga njerëzit që nuhatjen se çfarë është e drejtë, fisnike, perëndimore, antifashiste, e kishin në ADN-në e tyre gjenetike si kanunarët tanë në Pezë. është një moment për të reflektuar për të kthyer kohën nga fshati që dhanë jetën në luftë. Shqipëria u pushtua përpara Polonisë, Shqipëria është i veti vend që u lirua me forcat e veta, me djem dhe vajzat e vet. Nëse ka një mesazh që duhet të çojmë tek kancelaritë e huaja është që ne shqiptarët jemi evropianë autentikë nga sheshi Skënderbe deri në Pezën heroike. Zoti president e tha me të drejtë ka qenë edhe një hapësirë pluralizmi ku njerëzit pa dallim feje krahine e ideje u mblodhën bashkë, Megjithatë të gjithë e dimë që pluralizmi ishte në Pezë por kur u shkrehën armët vetëm partizanët vajtën për të luftuar. Ndaj patjetër që duhet ta inkurajojmë pluralizmin po kudo edhe kur shkojmë në kuti të votimit edhe kur shkojmë flasim në kancelaritë e huaja edhe kur përfaqësojmë bindje të ndryshme ama kurrë nuk do shkrehim pushkë kundër Shqipërisë, dhe pushka sot nuk është vetëm me plumb. pushka sot është edhe me çfarë flasim, me çfarë shkruajmë. Ndaj duhet t'i bashkohem asaj thirrjes, duhet pluralizëm, po kudo, në çdo fushë, edhe kur kemi këto beteja. Nuk mundet vetëm pluralizëm në tavolinë edhe në betejë shkojnë vetëm partizanët në luftë kurse të tjerët bëjnë komentin se si u luftua në luftë" tha Veliaj.  

I pyetur nga gazetarët në përfund të ceremonisë nderuese në varrin ku prehet patrioti Myslym Peza, nëse kryebashkiaku Veliaj e kishte me presidentin kur tha se "pluralizmi duhet në çdo fushë", Meta u përgjigje: "Nuk ka pasur asnjë institucion më koherent në respektimin e pluralizmit të shtetit të së drejtës së presidenti i republikës. Të gjithë që kanë paqartësi mund të lexojnë raportin e OSBE-ODIHR"

Ora 10:56
Meta mesazhe politikës shqiptare përmes Konferencës së Pezës: Është amanet për tu bashkuar për interesin kombëtar! (VIDEO)

Në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti Ilir Meta nuk la pas komentet për situatën politike në vend, duke e lidhur me shembullin që duhet marrë nga patriotët shqiptarë që dhanë jetën për lirinë e vendit. Meta 'thumboi' sërish edhe procesin zgjedhor të 30 qershorit, kur vuri theksin tek pluralizmi i Konferencës së Pezës ku morën pjesë pa bindje politike, fetare, e ideje. Meta tha se nën shembullin e Pezës, edhe politika aktuale shqiptare duhet të bashkëpunojë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, tashmë që është në pritje të vendimit të rëndësishëm për hapjen ose jo të negociatave për tu anëtarësuar në bashkimin Evropian.

"Të nderuar nënkryetar i Kuvendit Zonja Hysi, i nderuar zv.kryeministër zoti Braçe, i nderuar kryetari i Bashkisë, zoti Veliaj, të nderuar përfaqsues të Kuvendit, përfaqësues të pushtetit vendor dhe gjithë indstitucioneve, të nderuar pezakë. Vimë të përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët sepse Pezë për shqiptarët do të thotë bashkim, qëndresë, dhe besa-besë me parullën historike që lindi këtu dhe që nuk mund të mbetet vetëm histori, por që është edhe një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen pa dallim feje, krahine dhe ideje për interesin kombëtar. Peza në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe e ekspozuar ndaj pushtuesit, u dogj, u masakrua si asnjë krahinë tjetër, por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës dhe kujtimit  së patriotit të paharruar Myslym Peza, i cili bujti këtë Konferencë e cila është historike sepse në një kohë të errët të pushtimit ishte Konferenca e parë pluraliste në vendin tonë e cila dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit dhe të ngritjes mbi interesat parciale për interesin e madh kombëtar. Jemi në prang të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut, një ngjarje madhore që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë, jo vetëm në respekt të historisë, por edhe të ruajtjes së atyre vlerave e trashëgimie për ta investuar për edukimin patriotik të fëmijëve tanë. Në mënyrë që të gjithë tas kuptojne se sa ka arritur Shqipëria e ka përmes sakrificave sublime të paraardhëse tanë.

Peza nuk është mund të mbetet vetëm histori, por është amaneti i gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për të realizuar vendimin madhor të Konferencës së Pezës për bashkimin e shqiptarëve për clirimin e Shqipërisë. Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Shqipërisë, ndaj është koha për të mos e vonuar më këtë proces për shkak të antagonizmit politik të parpinciptë, por është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë mënjanë interesat afatshkurtra të ngushta në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë të jetë sa më e shpejtë, sa më e prekshmë për fëmijët tanë", tha Meta.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakgjiko Kajmakliu: 16/09/2019 13:12

    Kujdes erioni i rilindjes meta eshte bishe politike dhe te han te gjalle

    Përgjigju
  • daja xhikja: 16/09/2019 12:58

    Je nje i pacipe e i pavlere qe zvarritesh ne zyrat e Shtetit kunder Shtetit tend,je nje kryehajdut i pandreqshem megjithe fallxhoren e pafytyre qe ke ne shtepi,jeni te dy letyrat dhe funderrinat e ketij vendi.

    Përgjigju
  • lexues: 16/09/2019 12:58

    po ne o ne, populli i pengojme negociatat, president kafeneje

    Përgjigju
  • S.P.A.K: 16/09/2019 12:12

    se pari ti te japesh llogari per gjithe hajdutlleqet dhe te behet gjygji per korrupsion athere europa te filloje negociatat .Populli shqiptar nuk do te kete qetesi nqs surrati yt nuk zhduket njehere e pergjithmone .

    Përgjigju
  • Fredi: 16/09/2019 11:19

    Rregullojini ata memorialë se na hapët dhe na hapën barkun! Po rrëzohen ndërkohë që vilat tuaja janë parajsat e vjedhura! Yyyyyyyt!

    Përgjigju
  • populli: 16/09/2019 11:18

    Asnje qytetar i denje i ketij vendi nuk pret mesazhe nga nje president te pafytyre,te pamoralshem,intrigant e te padenje,Ilir Meta je percaresi me i madh i ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë