Veliaj ironi: Republika e re me Saliun
lista e PD e mbushur me humbës

Veliaj ironi: Republika e re me Saliun<br />lista e PD e mbushur me humbës
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se falë mbështetjes që Edi Rama i ka dhënë Tiranës, kryeqyteti është transformuar. Veliaj u shpreh se pikërisht vendosmëria e kryeministrit Rama bëri që të miratohej vetting duke I hapur rrugë një drejtësie të re.
 
“Nëse ne do ishim të dobët, s’do kishim vetting, Insistimi, forca bëri që të kishim vetting. Ashtu si Rama kishte vettingun, ashtu do të luftojmë edhe për Tiranën, Shqipërinë për më shumë punë dhe për të bërë shtet”,tha ai.
 
Ndërkaq, Veliaj ironizoi edhe listat e kandidatëve të publikuara nga Basha, duke e cilësuar atë një listë humbëse.
 
“Ashtu si të gjithë ju, edhe unë e kisha një lloj kurioziteti, thashë tani që u mbyll çadra, kush do jetë ekipi që do na konkurrojë, dhe thashë, të shohim cilët janë fitimtarët e tyre.I pari Lulzim Basha, humbësi i madh i Tiranës, një njeri që e çoi Tiranën në gjumë, po aplikon që krevati i gjumit të shkoj nga bashkia në Kryeministri, do ta lejojmë ne? Jo....
 
Nuk na duhet një gjumash në Kryeministri, sa mirë që e hoqëm nga bashkia. Në kryeministri na duhet Edi Rama që përvesh mëngët për punë. Pastaj thashë, dakord, ky është humbës se kështu i ka rënë për hise.
 
Kush është i dyti, burrë shumë i mirë, por jo fitues. Halim Kosova sa humbi në Tiranë, si mund t’i ofrosh njerëzve dy herë një gjellë që e kanë refuzuar?! Thashë, mirë Halim e ka bërë se ndoshta e detyron Saliu, po ndonjë fitues tjetër ka? Solli Gridën që sapo humbi në Durrës dhe i thotë Tiranës, 1 humbës, dy humbës, 3 humbësa.
 
Thashë, po ndonjë fitues ka te kjo skuadër që di të fitojë, që ka bërë ndonjë punë? Fitues i madh ishte Fatmir Mediu, humbësi i të gjitha kohërave, ta bëjmë Tiranën si Gërdeci. Nuk e pranojmë këtë ofertë.
 
Thashë pastaj, kush e di ndonjë fitimtar i madh historik, Saliu prapë, Republika e Re me Saliun dhe me Mediun, kjo ishte Republika e Re”, tha Veliaj teksa ftoi qytetarët që në mënyrë masive të votojnë për PS dhe për Edi Ramën kryeministër.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari