Veliaj ironizion Këlliçin: Ata që morën mungesë 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë! Më 14 maj votoni për të ecur përpara

Në javën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se në mandatin e tretë do të vijojnë projektet transformuese për kryeqytetin. Në takimin me banorët e Farkës, Petrelës dhe Baldushkut, ai shtoi se ata që po kërkojnë votën e demokratëve, janë po ata që nuk u shqetësuan në këto 4 vite për problemet e qytetarëve, ndërsa sot të vetmin hall kanë atë të Sali Berishës së shpallur non grata dhe të Ilir Metës, që i ka dalë emri në dosjet e ish-sigurimit.

“Në ditët më të vështira skuadra jonë qëndroi këtu, ishte këtu, nuk u largua, nuk mori mungesë. Imagjinoni pak sikur një mësues të mos shkojë 4 vjet në shkollë, ka gjasa të punojë mësues prapë? Sikur një ushtar të dezertojë dhe ta heqë uniformën e Republikës së Shqipërisë dhe 4 vjet të dezertojë, ka gjasa që ta veshë prapë uniformën? Nëse një infermiere e katundit tonë nuk vjen për të bërë vaksinat, për konsultat e fëmijëve, a ka gjasa ta marrim prapë infermiere? Por në qoftë se një fëmijë në një shkollë të Farkës, Baldushkut, apo Petrelës nuk paraqitet katër vjet ka gjasa që ta marrë diplomën? Ne e kemi standardin shumë lart për një polic, për një zjarrfikës, për një mjek, për një doktoreshë, për një ushtar, për një oficer, madje edhe për fëmijët, kurse e kemi standardin shumë poshtë për fuksin e lagjes, për Ilir Metën, dhe ish komunistin Sali Berisha. Ata për 4 vite ishin te Gjiri i Lalzit, nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona. Por, kush mungoi 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë,” deklaroi Veliaj. 

Ai ftoi të gjithë qytetarët të mendojnë më së pari për fëmijët dhe familjen e tyre dhe jo për hallet e çiftit Berisha-Meta.

“Mos ia qani hallin Saliut dhe Ilir Metës, mendoni për fëmijët. Nëse fëmijët kanë një çerdhe më të mirë dhe Partia Socialiste e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse sot kanë një shkollë më të mirë dhe kjo forcë politike e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse ju si demokratë punoni gjithashtu tokën, jetoni me ne, kaloni te e njëjta autostradë, punoni të njëjtën tokë, do shisni te i njëjti treg, do çoni fëmijët te e njëjta shkollë bashkohuni me familjen tonë se kur jemi bashkë jemi më të fortë dhe ecim përpara,” u shpreh Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:39
Veliaj me banorët e Njësive 7 dhe 11: Do fitojmë edhe më thellë në Laprakë e kudo në Tiranë, se për ne flasin punët

1683624576_veliaj.jpg

Kandidati i PS-së dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar takimet elektorale për zgjedhjet e 14 majit me banorët e Njësive 7 dhe 11 në kryeqytet. Veliaj tha se me investimet e mëdha, e sidomos shkollat e ndërtuara në këto dy njësi, qytetarët kanë mjaftueshëm arsye të besojnë se në 14 Maj duhet të ecim vetëm përpara. Ai deklaroi se në Laprakë, bastionin e demokratëve ku Berisha deri dje “varte” xhaketën, PS do marrë një fitore edhe më të thellë se në zgjedhjet e fundit, ku fitoi bindshëm. 

“Në Njësinë 11, një njësi që konsiderohej bastion i së djathtës, Sali Berisha thoshte: ‘Kam varur xhaketën e sa të jetë xhaketa ime, Lapraka do votojë gjithmonë djathtas’. Sot Lapraka është me Partinë Socialiste, ‘Treshi’ është me Partinë Socialiste, Kodër Kamza është me Partinë Socialiste dhe Bregu i Lumit është me forcën më progresiste. Pse? Sepse hoqëm një xhaketë dhe vumë një tjetër? Jo! Ne nuk jemi nga ata që i varim shpresat te xhaketa. Ne jemi nga ata që i varim shpresat te puna. Kjo është arsyeja pse filluam duke rehabilituar Bregun e Lumit, që asnjë familje të mos përmbytet. Kjo është arsyeja pse filluam nga çerdhet, nga kopshtet, nga shkollat, punët tona të para, si në çdo familje, që të fillojmë nga më të vegjlit për të rregulluar situatën,” u shpreh Veliaj. 

Vetëm në Laprakë, tha ai, janë ndërtuar 5 shkolla të reja.

“Vetëm në Njësinë 11 kemi ndërtuar shkollën “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”, “Andrea Stefani”, “Nënë Tereza” dhe “Kenedi”, se ne besojmë se vetëm arsimi, puna, mëngët e përveshura, bashkimi, na çojnë papara. Sot Njësia 11 ecën vetëm përpara. Sot Njësia 11 është e vetmja që ka kinema qyteti, kinemaja “Maks Velo”. Sot është një nga ato njësi që ka bibliotekën “Valter Gjoni”. Sot do të jetë njësia që, me parkun e ri, me terminalet e trenit dhe të autobusit, do të jetë zyrtarisht porta hyrëse e Tiranës, ku iu themi të gjithëve mirë se erdhe në Tiranë, ky është edhe qyteti yt dhe kjo është familja jonë e madhe”, u shpreh Veliaj. 

Ai tha se edhe në Njësinë 7 janë ndërtuar dhe po projektohen mjaft investime të tjera.

“Në Njësinë 7 po përgatitemi për disa investime të mëdha. Bashkia e Tiranës mori në dorëzim kompleksin “Dajti”, për t’ua kthyer në fusha sportive dhe çunave dhe gocave që merren me sport. Siç bëmë me pishinat, siç bëmë me “7 Xhuxhat”, se Bashkia ka treguar që di të menaxhojë, këtë javë hapim Piramidën e Tiranës, ndërtesa më e bukur e qytetit në dispozicion të më vegjëlve, që të mësojnë të kodojnë, të mësojnë punët e të ardhmes, të marrin aftësi digjitale. Ndaj, sot jam krenar për çfarë kemi bërë në Njësinë 7, për çfarë kemi bërë në Njësinë 11 dhe çfarë duhet të bëjmë akoma për ta çuar Tiranën përpara në mandatin e tretë,” deklaroi Veliaj.

Ora 12:52
Veliaj takim me qytetarë: Në mandatin e tretë investojmë deri në cepin më fundor të Tiranës

 

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ishin në Petrelë, ku zhvilluan një takim me banorët e kësaj zone, por dhe të zonave të Farkës dhe Baldushkut. Veliaj tha se investimet e bashkisë në këto zona, të cilat mund të quhen me krenarë kurora e gjelbër e Tiranës, kanë sjellë një transformim të jashtëzakonshëm.

“Tirana kishte vetëm Liqenin e Tiranës, por edhe ky park ishte përgjysmë, se në anën tjetër mblidheshin gjithë rraqet e Tiranës, me susta, lavatriçe e bojlera e hedhurina. Si fillim, e dyfishuam Liqenin e Tiranës, pastaj shtuam parkun e dytë, Parkun e Farkës, i cili ka rritur vlerën e pronës dhe i ka dhënë Tiranës një mushkëri të re. Kur më thonë eja të numërojmë pemët që ke mbjellë, iu them: Numërojini një më një, se aty i keni, te Liqeni i Farkës, përgjatë gjithë Lanës, i keni në Prush, në Baldushk, në Petrelë. Kudo kemi vënë dorë! Po nuk vure dorë, po nuk preke diçka, asgjë nuk ndryshon. Këta që thoshin mos ma prek parkun, mos ma prek lumin, mos ma prek Teatrin, mos ma prek Pazarin, mos ma prek Kalanë, mos ma prek Bulevardin, mos ma prek Astirin, por po nuk i preke punët me dorë nuk ndryshon realiteti. Çdo punë që kemi prekur është bërë më e mirë,” u shpreh Veliaj.

Për të gjithë fermerët e zonës, Veliaj tha se sapo është hapur trego agroushqimor i Farkës, ku mund të shesin prodhimet e tyre bio, duke kursyer 70% të kostos që ua merrte deri më tani privati.

“Ne duam që fshati të fitojë, fermeri të fitojë, qytetari të fitojë, tregtari të fitoje, jo pronari i tregut. Sot filluam heqjen e monopolit të një tregu privat, që i shiste produktet që prodhohen këtu buzë Erzenit, te serat e Baldushkut, Petrelës, Farkës, sikur vinin nga Kolumbia apo Ekuadori. I shiste sikur të ishin bananet që vinin nga larg, ndërkohë që produktet rriten te nahija jonë, te lagja jonë, shkojnë në anën tjetër të Tiranës, merr fitimin privati dhe kthehen prapë te dyqani i lagjes me një çmim më të lartë. Sot e kemi thyer këtë monopol me tregun e ri agroushqimor, një kontribut i qeverisë dhe i bashkisë. Prandaj, na duhet qeveria se mund t’i bëjmë gjërat bashkë,” deklaroi më tej Veliaj.

Veliaj përmendi edhe një prej investimeve më të mëdha si Unaza e Madhe e Tiranës, e cila jo vetëm i lidh tashmë më shpejt banorët me qendrën e Tiranës, duke i dhënë frymëmarrje trafikut, por i ka rritur vlerën çdo prone deri në periferi.

“Ne duam që të mos ndalojë autostrada në Farkë të Madhe. Prandaj, kanë filluar të 7 lotet e autostradës, nga Farka e Madhe në Surrel, nga Surreli te IKV-ja, nga IKV-ja te ‘Kokonozët’, nga ‘Kokonozët’ te Kodra e Priftit, nga Kodra e Priftit në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan, nga Paskuqani në Kamëz, nga Kamza te ‘Treshi’, e mandej në Laprakë, ku përfundon e gjithë Unaza e Tiranës. Ne duam të vijojmë të njëjtën gjë edhe për disa nga zonat më periferike, siç është ura e re për lagjen e Bonarakëve, që po bëjmë, apo siç janë shumë prej rrugëve rurale. Duam që ky mandat i tretë, tani që kemi mbaruar projektet e mëdha, si Sheshi, Piramida, Tregu Agroushqimor, Unaza, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja, Liqeni i Farkës, të shkojmë deri në cepin fundor, ku çdo shqiptar i mirë ta ketë shërbimin, ta ketë asfaltin, ta ketë rrugën, ta ketë urën,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mafmuti Tafuti: 09/05/2023 11:44

    O Ar Erjon Veliaj e ka dipllomën 100% ekzakt se e ka bër gjimnazin me mua që po të komentoi. E ka qen sdudenti shkëlqyer, dhe universitetin i madhi Zot na çoi po në të njëjtin fakultet në Amerik prandaj mos u merakos për dipllomën e Erjon Velis. Se Erjoni po mos të kishte shkoll Sali Bajga dhe spiuni Ilir Metaj do ti nxirnin uj të zi Erjonit. Tani që e more vesh të vërtetën për Erjonin bjeri hajdarit

    Përgjigju
  • Ar Tase: 09/05/2023 11:33

    PO ti zotri je pervete pa shkolle , te pakten ai tregoi live dipllomat qe kishte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje