Zjarri në Priskë 'fut në sherr' Metën e Veliajn! Presidenti: Zjarrfikësit s'janë angazhuar! Kryebashkiaku e përgënjeshtron, nxjerr foto nga aksioni

TIRANË- Zjarri në Priskë ka "futur në sherr politikën". Mbrëmjen e djeshme, presidenti Ilir Meta publikoi një video, njëjtë si nga "qytetari dixhital" i ish- kryeministrit Berisha, ku thoshte se flakët po "përpijnë" pyllin në Priskë, por zjarrfikësja nuk është angazhuar. Ai ka kërkuar nisjen e hetimeve që "përgjegjësit" të ndëshkohen.

"Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike. Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!", shkruante Meta.

Megjithatë, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka përgënjeshtruar me anë të disa fotove të zjarfikësve në terren në përpjekje për të shuar flakët. Veliaj nuk i ka kursyer ironitë për akuzën e presidentit Meta.

“Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”, shkruan Veliaj.

 

Postimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 13/09/2020 13:19

    Dy mistrecet e Beratit,ju mbifte leshi ne goje o plehra te neveritshem

    Përgjigju
  • Kadri: 13/09/2020 12:27

    Ky e mban edhe ne kontroll presidentin, ne cdo ore te dites e nates. E di se kur shikon ndeshje, pi birra apo ben shurren. Hallal hajdt i vocerr.

    Përgjigju
    • Miti: 13/09/2020 14:32

      Kam antipati per Veliajn, po ku ne kete bote merret Presidenti i Republikes me zjarret lokale apo me zjarrfikesit? Do merret dhe me ujerat e zeza neser? President i denje per palaço cirku, me keq akoma se Nishani.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg