Veliaj jep çelësat e tre shtëpive të reja në Baldushk: Po bëjmë lagje të qendërzuara në Baldushk, Ndroq, Vaqarr, Pezë dhe Zallher

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, shumica e familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore në Baldushk janë strehuar në shtëpitë e reja, të rindërtuara. Hekuran Balla, Shyqeri Shabani dhe Alfred Tresa nga fshatin Balshaban morën çelësat e banesave të reja nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS.

Veliaj tha se me gjithë vështirësitë që shkaktoi pandemia, puna me rindërtimin nuk është ndalur dhe shumë familje e festuan vitin e ri në shtëpitë e sapondërtuara.

“Tërmeti na rrëzoi vërtet, një pjesë e Shqipërisë u shkatërrua, një pjesë e zemrave tona u thye, por pyetja është: do rrimë në gjumë, apo do ngrihemi në këmbë? U ngritëm në këmbë! Fakti që krijuam një aleancë shumë të madhe me Qeverinë, me Parlamentin, me njësitë administrative, me bashkitë, inxhinierët, kompanitë, për rindërtimin, është mbresëlënës”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku shtoi se, edhe në Baldushk do të rindërtohet një lagje e re për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti. Ndërsa, për ata që nuk duan të transferohen në lagjet qendërzuara, të cilat po ngrihen edhe në njësitë Ndroq, Vaqarr, Pezë e Zallher, Veliaj tha se janë miratuar pagesat ‘cash’ të rindërtimit.

“Kemi miratuar një listë me 450 familje, të cilat mund t’i marrin paratë ‘cash’ - nëse janë në një zonë periferike dhe thonë ‘kam punuar në ndërtim në Greqi, Itali apo në Shqipëri, dhe mund ta bëj vetë shtëpinë’, paratë i japim ne dhe ata mund ta ndërtojnë menjëherë vetë. Lajmi shumë i mirë është se edhe në Baldushk po bëjmë një lagje m’u në qendër të njësisë, pranë rrugës kombëtare, afër spitalit, kopshtit dhe shkollës.

Familjet kanë mundësinë e shkëlqyer të marrin shërbimin, pa e humbur pronën e tyre. Ndaj, i ftoj këta qytetarë që, nëse shohin emrin në listë, të vetëofrohen dhe të vendosin nëse do t’i marrin paratë ‘cash’ dhe ta ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre, apo nëse duan të marrin një shtëpi në lagjet e reja që po krijojmë në Baldushk, në Ndroq, në Vaqarr, në Pezë dhe në Zallher”, deklaroi Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia