Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shpërndau sot në zonën e ‘5 Majit’ certifikatat e pronësisë për familjet e prekura nga tërmeti i 2019, të cilët kanë hyrë prej disa kohësh në shtëpitë e tyre të reja.

Sipas Veliaj transformimi i kësaj zone është dëshmi e punës së përbashkët, teksa nënvizoi se shpërndarja e certifikatave të pronësisë mund të kishte ndodhur dy-tre vjet më parë, por bllokimi i punës e bëri të pamundur.

“Këtë mund ta kishim bërë përpara dy-tre vitesh. Në Kombinat jemi ende mbrapa, sa filluam të japim shtëpitë e para sepse na u desh të përballeshim me 28 procese gjyqësore. 28 gjyqe që u hapën nga ata që nuk numërojnë dot vilat e tyre, i harrojnë ku i kanë vilat, ndërkohë për njerëzit na bllokonin punën. Ku janë sot? Ku janë ata që përçanin njerëz? Ku janë sot ata që mbillnin helm në komunitet? Sot përulem me respekt dhe me shumë dashuri e mirënjohje për ju, që qëndruat të bashkuar, që patët besim, bashkëpunuat me qeverinë, me shtetin. Jam më i vendosur se kurrë që ta mbaroj “5 Majin”, Kombinatin, të mbarojë Bulevardi i Ri, të bëhet Kopshti Botanik, të bëjmë shkollat e reja te Astiri", tha Veliaj.

Në lagjen e re te “5 Maji”, nuk do akomodohen vetëm familjet e prekura nga tërmeti i 2019, por edhe ata që kanë pasur shtëpitë e tyre pa dokumente dhe që janë shpronësuar.

Numri total i apartamenteve të ndërtuara është 780, nga të cilat janë shpërndarë 428 apartamente në 7 godina.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Po merrnin benzinë nga një kamion-cisternë i aksidentuar, 60 viktima nga shpërthimi

Po merrnin benzinë nga një kamion-cisternë i aksidentuar, 60 viktima nga shpërthimi