TIRANË- 10 mijë biznese në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike, nuk do të paguajnë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe prillit!

Një lajm i tillë është konfirmuar nga Bashkia e Tiranës për Shqiptarja.com, që do të thotë bëhet "0" taksa për bizneset që përdorin hapësirën publike në Tiranë.

Vendimi është marrë si një masë lehtësuese, për të parandaluar pasoja të mëdha në ekonomi si pasojë e koronavirusit, teksa për çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në qershor.

Ndërkohë, Bashkia ka vendosur që  shtyjë gjithashtu edhe afatin e aplikimit për kredi të buta. Për rreth mbi 1 mijë aplikantë është shtyrë aplikimi deri në maj.