Veliaj-Kalaja, debat në
Këshillin Kombëtar të punës

Veliaj-Kalaja, debat në<br />Këshillin Kombëtar të punës
TIRANE- I mbledhur pas më shumë se një viti këshilli kombëtarë i punës është shoëqruar me debate që kanë shkuar deri në ngritje zëri dhe zbrazje nervash nga ana e  Kreut të sindikatave, Gëzim Kalaja.  Qe në nisje të takimit, Kalaja i kërkuar që ministrit Veliaj të zbatojë rregulloren dhe procedurën në mbledhjen e parë të këtij Këshilli nën qeverisjen e re. Edhe pas kalimit të parafolësit Kalaja ka vazhduar t’i drejtohet Veliajt me tone të larta. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë Ministrat Veliaj, Naço, Gjermeni e Beqaj. Kreu i Drejtësisë tha se epoka e bakshishit për punësime në administratën shtetërore ka marrë fund dhe askush nuk do mund më të marrë apo të japë para nën dorë për të blerë një vend pune.

“Korrupsioni sot është fenomen me risk të vogël e fitim të madh, por ne duam ta kthejmë në fenomen me risk të madh e fitim 0”, tha Naço. Ajo që u theksua gjatë takimit ishte edhe kontrolli mbi bizneset, që duhet të jenë të rrepta por në asnjë mënyrë gjoba të pajustifikuara. Biznes Albania kërkon hartimin e një statusi special për të punësuarit në sektorin e fasonit. Ministrat janë shprehur se do jenë zëri i qytetarëve ku një instrument tjetër në luftën ndaj korrupsionit, është paketa “Anti-korrupsion”, që po diskutohet në komisionin e sigurisë.

Minstrja Gjermeni ka premtur në këtë mbledhje hapje te vendeve te reja te punes, duke u bere shteti rregullator ne kete proces, promovim më dinjitoz i vendit si dhe shlyerjen  e borxheve ndaj biznesit. Këshilli Kombëtarë i punës u mblodh nën drejtimin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, për herë të parë gjatë qeverisjes së re. Një lajm i mirë erdhi pas debateve ku në emër të Biznes Albania u premtuan 1000 pako me 10 kg ushqime për njerëzit në nevojë.
 
Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)