TIRANË- Këtë vit Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës nuk po kujtohet me fjalë por me vepra. Kështu shprehet në një status në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili i referohet ndihmave që shumë qytetarë kanë ofruar në pikat e grumbullimit të ngritura në kryeqytet, për njerëzit në nevojë.

"Tirana nuk eshte qytet i madh se ka me shume banore, por se ka zemer shume te madhe. Këtë vit, Ditën e Nënë Terezës nuk po e kujtojmë me fjalime, por po grumbullojmë mjete për institucionet sociale e ata me ndihmë ekonomike. Dhuro diçka ose kohë për 1 nga institucionet tona”, - shkruan Veliaj.
 
tirana dhuron

Kryebashkiaku kujton gjithashtu se të dielën Tirana do të jetë sërish nëj ditë pa makina.

Ja cilat janë aktivitetet e dates 18 tetor:
1. Akademia e Dy Rrotakut
2. Kidical Mass - Gara e Vogelushve
3. Nje dite me Kamping - Kendi Kampistave
4. Postieret e Vegjel - 3 bicikleta dhurate
5. Kendi Patinatoreve te vegjel (Mesojmepatina)
6. Bici Taxi Falas per te Moshuarit
7. Historia e Federates se Shqiptare te Ciklizmit
8. MTB tour ne Parkun e Liqenit.
9. Muzeu Bicikletave
10. Kinema Bicikletash
11. Bicycle Festival - Muzike & Feste
12. Cicloficina, (riparim bicikletash)
13. Akademia e Aktivizmit - Mesojme te Protestojme
14. Pedalo Tiranen pa Makina! (udhetime me bicikleta me 3 rrota per fillestaret)
15. Kendi "Na Bashkoi Bicikleta"
16. Cajtore Ciklisti Dhuron
17. Lojerat Nostalgjike te rruges
18. Paraglaiding - serish me parashuta
19. Piknik
20. Kendi qytetar - Monument
21. Kinemaja vogelushve
22. Panairi Luleve
23. Markata e Gjelbert
24. Panairi Bio i Komunave te Tiranes
25. Tirana Dhuron
26. Pitupi Dhuron - Ankand bamiresie per Eco Body
27. Art i Riciklimit
28. Provo bicikleten tende
29. Ecovolis falas 12:00 - 18:00
30. Dhuro nje Yll  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)