Veliaj: Linja Kinostudio-Kombinat do të jetë e para që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë

Veliaj: Linja Kinostudio-Kombinat do të jetë e para që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë

Linja Kinostudio-Kombinat do të jetë nga të parat që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë. Nga Kombinati ku prezantoi projektet dhe këshilltarët e PS për katër vitet e ardhshme, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se flota e autobusëve të transportit publik do të transformohet tërësisht.

“Jam shumë i kënaqur që linja Kinostudio-Kombinat do të jetë nga linjat e para që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë. Linja sot hyn tek linjat më të mira në Tiranë, por le ta pranojmë, i gjithë ky shërbim bëhet me një sakrificë shumë të madhe. Unë kam shok Shpendi, kryetarin e bashkisë se Prishtinës aty është gjysmë euro një biletë autobusi. Vetëm dy linja ka dhe është 700 lek (të vjetra) aq është edhe në Shkup, aq është edhe në Podgoricë. Ndaj edhe unë them që duke mbajtur këtë ritëm ne jemi gati dhe t’i subvencionojmë autobusët elektrik, pra të sigurohemi që pa rënduar çmimin, pra të sigurohemi që vjen teknologjia më e fundit pa rënduar xhepin e askujt si një mënyrë që edhe ne të jemi me qytetet e tjera evropiane”, theksoi Veliaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 17/06/2019 00:10

    ME AUTOBUZE VETEM NUK BEHET TRAFIKU I 1 MILION NJEREZVE NE TIRANE,,,AUTOBUZI NE SHBA FURNIZON METRONE,,OSE TRAMVAJIN,,,EDHE NE DUHET TE NDERTOJME TE PAKTEN METRO PER KOMBINAT KINOSTUDIO,,,DHE TIRANEN E RE,,ME VONE NDOSHTA DHE UNAZEN,,,,VETEM KESHTU DO ELEMINOJME NDOTJEN E AUTOBUZEVE DHE TRAFIKUN,,PO ASHTU EDHE QYTETARET NUK DO SEMUREN,,,EUROPA I KA BERE ME KOHE TRAMVAJET,,,SERBIA NE BEOGRAD E KA NDERTUAR QYSH NE 1908,,,KURSE NE JEMI NE 2019 DHE BEJME LOJRA KALAMAJSH DHE I REKLAMOJME SI SUKSESE..... A KANE TURP KETA KRYETAR BASHKISH,,,...

    Përgjigju
  • oda: 11/06/2019 15:12

    Po linja e Porcelanit qe po na "pjek" me autobuze pa ajer e te qelbur???? Duhet patjeter te kontrolloni sherbimin qe ofrojne autobuzet e linjave urbane pasi nuk kane minimum te kushteve. Mos harroni qe per kete u be edhe rritja e cmimit te biletes qe edhe pse mund te duket I vogel, per njerezit eshte goxha se edhe pagat aq jane...

    Përgjigju
  • Paradoksi: 09/06/2019 00:00

    Unaza e Tiranes o Lali Eri ka nevoje urgjente per Autobuse Firsamonike e Elektrike sepse Ata Kinezet si Dum_Dum Te Felutit jane si Vapore me Qymyr qe helmojne gjithe Qytetin..,lere pastaj qe ecin si Karro me kuaj me 5 km ne ore,e plot pa pike standarti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen