Veliaj me Al Bader: Bashkëpunim
për projektet zhvillimore të Tiranës

Veliaj me Al Bader: Bashkëpunim<br />për projektet zhvillimore të Tiranës
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim, në ambientet e bashkisë së Tiranës, ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader.

Al-Bader konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit mes ambasadës së Kuvajtit dhe bashkisë së Tiranës si edhe me Republikën e Shqipërisë në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me promovimin e infrastrukturës së Shqipërisë, nëpërmjet granteve nga qeveria e Kuvajtit, Fondi i Kuvajtit për Zhvillim Ekonomik, investime të sektorit privat si dhe nëpërmjet projekteve të ndryshme bamirëse dhe humanitare.

Al-Bader shtoi se gjatë takimit palët shqyrtuan një numër projektesh të kryera nga Kuvajti në Shqipëri në fushat e ndryshme në zhvillim, në atë të arsimimit dhe kulturës duke vijuar më pas me diskutime rreth disa projekteve zhvillimore që janë ndërmarrë nga Shtetit i Kuvajtit, shtuar edhe diskutimin rreth disa çështjeve me interes të përbashkët.

Ambasadori Al-Bader bëri me dije se të dy palët ranë dakord për të hedhur në Tiranë gurin e themelit të një monumenti përkujtimor miqësie, për të celebruar kështu marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e ngushta të miqësisë mes Shtetit të Kuvajtit dhe Republikës së Shqipërisë.

Al-Bader vuri në dukje se ky monument do të ketë përfunduar punimet në një të ardhme shumë të afërt nga një kompani ndërkombëtare dhe do të pasqyrojë marrëdhëniet e ngushta mes dypalëve dhe zhvillimin e tyre të frytshëm në të gjitha fushat, politike, ekonomike dhe kulturore.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi mbi rolin e rëndësishim të luajtur nga Kuvajti në procesin e zhvillimeve në Shqipëri në sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës duke vlerësuar rolin e çmuar të ambasadës së Kuvajtit në Tiranë si edhe kontributin e bashkëpunimin konstruktiv të saj në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Veliaj përcolli vlerësimin e popullit shqiptar ndaj mbështetjes dhe kontributeve bujare të Shtetit të Kuvajtit në të gjitha fushat prioritare që lidhen me shërbimin dhe zhvillimin e komunitetit, e cila, nënvizoi Veliaj "është një reflektim i marrëdhënieve historike të miqësisë mes Kuvajtit dhe Shqipërisë”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet