Veliaj me emigrantët në Selanik
"Toponimet kanë marrë zgjidhje"

Veliaj me emigrantët në Selanik<br />
SELANIK - Tirana zyrtare ka filluar përgatitjet për  çështjen e transferimit të pensioneve  për emigrantët.  Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Selanik diskutoi mbi problemet e komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare. Veliaj nënvizoi se po fillojnë negociatat me Italinë, ndërsa do të bëhen përpjekje të ngjashme edhe për emigrantët në Greqi.
 
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë  theksoi se shumë çështje shqetësuese për emigrantët shqiptarë në Greqi kanë marrë zgjidhje, siç ishte rasti i toponimeve, por ka ende shumë për të bërë.
 
“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se jemi qeveri e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e atyre që jetojnë në Shqipëri, por edhe e shqiptarëve që jetojnë në emigracion. Po fillojmë përgatitjet për votën e emigrantëve, por njëkohësisht na duhet të funksionojmë edhe si një agjenci për promovimin e Shqipërisë, sidomos për çështjet e ekonomisë dhe bizneseve që mund të zhvendosen në Shqipëri”, tha Veliaj. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë iu ka bërë thirrje emigrantëve që ta promovojmë sa më shumë Shqipërinë.
 
“Sot Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon, një biznes mund të regjistrohet për 24 orë, si dhe ka një politikë shumë miqësore ndaj biznesit. Ndaj gjykoj se në kushtet ku gjendet Shqipëria, diaspora jonë mund të jetë një agjent i madh e i fuqishëm marketingu për investimet në Shqipëri”, tha Veliaj.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin