Veliaj: Më shumë se 60% e shërbimeve E-kiosk aksesohen elektronikisht, pa pagesë

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument. Madje, këto dokumente mund t’i marrin edhe në fundjavë.

Njësoj si një bankomat, njësitë administrative të Tiranës ofrojnë shërbimin e-kiosk, i cili të jep mundësinë që në pak minuta të tërheqësh një certifikatë, leje apo aplikosh për një kërkesë në Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në Njësinë Administrative 5 të Tiranës, për të përuruar shërbimin e ri të e-kioskave, që do të funksionojë pranë të gjitha njësive administrative.

Jam shumë i lumtur që fillojmë një projekt pilot si e-kioska. Ndonjëherë harrojmë se koha që kalojmë në radhë, po mblidhet, është baras me 9 ditë në vit. Pra, 9 ditë ia kushtojmë radhës për të marrë një dokument, që fare mirë mund të printohet nga shtëpia, në faqen e internetit e-kioksa.al, ose mund të printohet në kioskat e shërbimit të kompjuterizuara, pranë njësive tona të qeverisjes vendore.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

E-kioska ofron shërbime 24 orë dhe në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Përmes kësaj teknologjie inovative, qytetarët përfitojnë shpejtësi dhe përmirësim të dukshëm të cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarit, si dhe lehtësim të procedurave dhe automatizim të shërbimeve. Veliaj u shpreh se tashmë qytetarët do të mund të marrin në këto njësi 47 nga 70 shërbime që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.

Në pak minuta, pa pagesë, shumicën e këtyre aplikimeve, si aplikimi për hapësirë publike, për licencë taksie, për akses në rrugë, për aktivitete politike, protesta, mitingje, koncerte, pra më shumë se 60% e shërbimeve që ofrohen në sportelin e bashkisë, fare mirë mund të aksesohen përmes e-kioskës.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Ky shërbim funksionon duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas qytetari zgjedh shërbimin e dëshiruar dhe e-kioska printon dokumentin.

Në frymën e modernizimit të Bashkisë së Tiranës, si me aplikacionin Tirana ime apo parkimi me SMS, kjo është një risi që i shtohet gamës së produkteve, që fare mirë mund të bëhen në mënyrë elektronike, jashtë radhe. Për ata që kanë një printer në shtëpi apo në punë, e-kioska.al, ka të gjitha shërbimet e Bashkisë së Tiranës që ofrohen edhe këtu. Për ata që nuk kanë, mjafton të vijnë këtu, pa asnjë pagesë, të vendosin kartën e tyre të identitetit dhe pastaj marrin të gjitha shërbimet, për të cilat tradicionalisht është mbajtur radhë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, bashkë me Qeverinë, po i kushtojnë vëmendje modernizimit të shërbimeve duke shfrytëzuar teknologjinë e re.

Në funksion të informimit të qytetarëve mbi informacionet/shërbimet që ofron sistemi e-kiosk është krijuar gjithashtu faqja web, e cila mund të aksesohet përmes adresës: https://ekioska.al/. Sistemi e-Kiosk është ndërtuar në mënyrë të atillë që në të ardhmen të ketë mundësi të zgjerimit të shërbimeve.

( Kryebashkiaku, Erion Veliaj duke përuruar shërbimin e- kiosk )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale