Nga Kavaja, drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Erion Veliaj tha se opozita po provokon, duke u munduar t’i marrë gjërat me dhunë, duke kujtuar përplasjen para disa ditësh në Elbasan. Gjatë një takimi me të rinjtë e Kavajës, Veliaj theksoi se Partia Socialiste është fituese dhe pret me qetësi rezultatin final.
“Një ekip që është në avantazh nuk i thyen këmbët tjetrit. Ekipi që është në avantazh, pret të kalojë koha në qetësi, i sigurt për fitoren dhe avantazhin që ka. Është e njëjta histori me ne, kur shikon ato skenat e dhunës të presidentit tek FRD-ja. Kur shoh si i shkonte Luli nga mbrapa, që t’i hidhte më shumë benzinë zjarrit, kur shihja se si i turren kryeministrit, qartazi ai është ekipi humbës, se ekipi në fitore nuk ka nevojë t’i thyejë këmbët njeriu, nuk ka nevojë të shajë njeri, ka vetëm nevojë të presi me durim bilbilin. Ne i bëjmë gjërat me dashuri dhe pasion, nuk angazhohemi kurrë dhe nuk i përgjigjemi kurrë provokimeve dhe dhunës”, sqaroi ai.
Ai theksoi se opozita ende nuk është e qartë se kush është lideri i saj dhe se kjo është për të ardhur keq.
“Te opozita, ti s’e di kush është kapiteni. E sigurt që nuk është Luli. Po pyetja është: A është Ilir Meta apo Sali Berisha? Është kunati apo dhëndri? Aty fillon kaosi sepse nuk e dinë kush është kapiteni. Sigurisht, kanë vënë njërin në fushë që e komandojnë, por ti s’e kupton kurrë se kush i jep urdhrat aty. Se po të jetë kapiten Luli, nuk shkon mbas Ilir Metës për çdo marrëzi. Qartazi kapiten aty është dikush tjetër”, tha Veliaj.
Në fund, kryetari i Bashkisë së Tiranës vuri theksin te fakti se kjo garë është për të zgjedhur se kush do i shërbejë vendit, e jo se kush do jetë shefi apo bosi i ardhshëm.
“Kjo është një garë kush do t’i shërbejë Kavajës? Kush do t’i shërbejë Rrogozhinës? Kush do t’i shërbejë Tiranës? Kush do t’i shërbejë Shqipërisë? Kjo nuk është një garë kush do të poshtërojë tjetrin. Ndaj, do kemi parasysh se po garojmë kush do të jetë skuadra e shërbëtorëve, jo e shefave dhe e bosave që lëshojnë urdhra për të tjerët”, përfundoi Veliaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë
28 Janar, 15:21
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
Po ca sherben ti mor plere muti qe bo sikur te dun te gjithe, njeri i neveritshem qe as leket ste zbukurojne ty mor hajdut
Përgjigju