Veliaj merr besimin e Ramës për të garuar për një mandat të dytë: Jemi më bashkë se kurrë (VIDEO)

Me Erion Veliajn në krah, Kryeministri Edi Rama kërkoi prej qytetarëve të shumtë që kishin  mbushur sheshin Nënë Tereza dhe të kryeqytetit një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Duke vlerësuar kryebashkiakun Veliaj  për punën e bërë në këto katër vite duke transformuar Tiranën, Rama  siguroi se besimi për Erion Veliajn dhe PS në 30 qershor do të sjellë dhe katërfishin e punëve që janë bërë në mandatin e parë. Kreu i qeverisë deklaroi se kjo Tiranë e sotme nuk ka asnjë lidhje me qytetin e lënë në gjumë nga Lulzim Basha. Ai tha se tashmë Tirana është mishërimi i fuqisë sonë transformuese. Tirana, -tha Rama, nuk ka të krahasuar me atë që ka qenë, ndërsa vlerësoi sinergjinë e përbashkët Qeveri-Bashki për transformimin e qytetit dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve.  

Kryeministri renditi edhe disa nga investimet që janë treguesi më i mirë i ndryshimit që ka pësuar Tirana  nën drejtimin e Erion Veliajt, ndërsa premtoi edhe nisjen e themeleve për Bibliotekën e re Kombëtare, Teatrin e Kukullave, si dhe Teatrin e Ri Kombëtar për të cilin garantoi se do të jetë një histori suksesi.

 

Rama: Hidhni një sy pas në Tiranën e shkuar dhe shihni ndryshimin si nata me ditën mes nesh...dhe opozitës 

Kryeminsitri Edi Rama i ka kërkuar qytetarëve në takimin prezantues të kandidaturës së Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në një mandat të dytë, që të kthejnë sytë pas dhe të shohin se si ishte kryeqyteti nën drejtimin e të djathtëve. Ndryshimet sipas tij janë si nata me ditën, dhe transformimi nuk do të ndalet - tha Kryeministri.

"Dua që në këtë moment ta ktheni pak kokën pas. Kthejeni dhe ndalojeni vështrimin tek Tirana e katër viteve më parë, ecni me sy, nga ky shesh, aty në qendër ku jeni ju, qëndron kufoma e shatërvanit komunist, një shtojcë e tepërt e sheshit historik që na ka mbledhur sot. Në të majtën time në hyrjen e parkut është zënë prej vitesh nga një tren ndërtimesh pa leje rruga për të vajtur në park. Janë legalizuar nga qeveria në korrik 2013 fill pas zgjedhjeve të humbura. Në të djathtë, dergjet qyshse nuk mbahet mend, gërmadha e stadiumit "Qemal Stafa" futur në listën e zezë të FIFA-s dhe UEFA-s. Sheshi Skënderbej, skena e një shfaqje banaliteti provincial, e vetmja qendër historike e një kryeqyteti pa asnjë shans për këmbësore, pa asnjë pikë ambicie për të ardhmen. Më tutje, gropa e bulevardit të ri, i mbetur në gropë edhe ai. Këtej prapa meje parku i Liqenit lënë në mëshirën e fatit, mbushur me plehra, pa asnjë poç që të ndizej natën qoftë për sy të keq. Një qytet pis, ky kazanët më shumë digjen sesa pastrohen. Ndërsa në perëndim të Tiranës ngrihet çdo mbrëmje reja e zezë e Sharrës që mbyt Kombinatin dhe turpëron qytetin. Pa folur për gropat e rrugëve. Kjo është e shkuara e mbetur veç në shembëlltyrën e forcave të vjetra të politikës. PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i mbetur këtu në bisht, të tjerët si kioskat, këtej anash, të tjerët që i kanë zënë frymën parkun të Tiranës. Kjo Tiranë sot nuk ka asnjë lidhje me atë që ju patë me sytë e kujtesës. Është një provë e dallimit të madh, nata me ditën, mes nesh dhe atyre që i kemi mbrapa, çdo ditë e më mbrapa. Kush e vë në dyshim ose s'ka dalë nga nata e tyre, ose e ka harruar natën e tyre kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë mund të jetë shumë më e mirë, dhe do të jetë shumë më e mirë. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që qeverisim, edhe si vetë Shqipëria, nuk ka të krahasuar me çka ishte para se ne ta merrnim në dorë. Ka të krahasuar, me përpara se ne t'i merrnim në dorë të dyja, edhe Bashkinë edhe qeverinë. Oa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t'i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korca, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës", tha Rama.

Sot Tirana Evropianë nuk është më një vegim - tha Rama, por është një realitet në formim e sipër.

"Ju kam thënë na jepni një mandat për Tiranën, dhe me PS dhe Erionin do ta rizgjojmë qytetin e zhytur në gërhimat e Lulzimit. Duke e rikthyer në vitet 2000 kur Tirana u bë qytet i shpresës por u mor peng nga armiqtë e betuar të shpresës", tha Rama.  

Në fjalën e tij Veliaj falenderoi të gjithë të pranishmit, familjarët e tij por nuk harroi pa përmendur edhe votuesit e opozitës të cilët tashmë i janë bashkuar Partisë Socialiste si një model më i besueshëm qeverisës.

Ai  u shpreh se me mbështetjen e qeverisë socialiste, është i vendosur që ta çojë Tiranën përpara për ta bërë atë një qytet të denjë evropian.  

Kryebashkiaku foli edhe për raportin me Ramën duke thënë se ata janë më të bashkuar se kurrë dhe se së bashku do të bëjnë akoma më shumë për zhvillimin e Tiranës dhe Shqipërisë.

Veliaj: Do fitojmë në Astir, do kemi një teatër që zëvëndëson karakatinën e vjetër 

Kryebashkiaku Veliaj foli për projektet e reja që do ndërmarrë Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e tij, të cilat do të finalizohen pavarësisht se disa njerëz përpiqen të përdhosin qytetin

"“Partia Socialiste do të jetë numri një edhe në zonën e Astirit. Do të kemi një kopsht zoologjik komëbtar. Do kemi një teatër të ri kombëtar që zëvëndëson një karakatinë 100-vjeçare. Epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët. Shumë vijnë të armatosur me gurë në Tiranë. Ne në Tiranë jemi të vendosur që tí themi jo bullizmit, jo vandalëve, jo atyre që shkatërrojnë qytetin, jo atyre që përdhosin Tiranën dhe nëse këta zyrtarë bashkish që mbyllin qepenin nën urdhrat e Saliut, Lulit dhe Monës nmuk dinë të shërbejnë, do shërbejnë socialist edhe në Kamëz , Burrel, edhe në Shkodër, edhe në Kukës, edhe në Pogradec e Tropojë", u shpreh Veliaj.

Veliaj: Me Ramën jemi më bashkë se kurrë 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli me raportin me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pavarësisht se shumë nga kundërshtarët politikë donin një përçarje

"Pati nga ata që filluan të bënin diversion dhe thoshin, Erioni dhe Edi s’i kanë punët mirë, nuk flasin. Dëshpërimi duhet të jetë aq i madh sa e vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është që të zihemi ne. Më vjen keq t’u zhgënjej po unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë, më të fortë se kurrë, më të vendosur se kurrë të çojmë përpara Tiranën dhe ai të çojë përpara Shqipërinë dhe ambicien tonë evropiane", deklaroi Veliaj.

Ai bëri një prezantim të shkurtër të punëve të bëra në gjithë Tiranën në këto 3 vite e gjysëm, duke theksuar se në mandatin e dytë do të bëjë shumë më shumë për Tiranën. 

“A është dikush këtu nga Ali Demi, nga Shkoza, nga gjithë njësia 1 duke filluar nga kthesa e njësisë tek shkolla e re “1 Maji”, deri në fund të njësisë tek banesat sociale që u ndërtuan nga administrata e Edi Ramës dhe epoka e gjumit jo vetëm që nuk i shpërndante dot banesat sociale, por nuk rregullonte dot Sahatin. A kemi njeri nga njësia 2 këtu? Nësia 2 fillon atje, ajo është vija e njësisë, stadiumi i ri kombëtar , vazhdon tek shkolla e re “Kosova”. Përballë shkollës “Kosova” është Liceu i ri, më poshtë është shkolla e Baletit. A kemi dikë këtu nga Oxhaku, nga Alliasi apo Bregu i Lumit? 4 vite më parë diskutonim sa herë do përmbytet Bregu i Lumit. Kemi 4 vjet, e kemi harruar fjalën përmbytje në Tiranë, jo vetëm te Bregu i Lumit por kudo në Lanë, kudo në Don Bosko, në Erzen”, tha Veliaj. 

Veliaj: Miqtë demokratë janë bashkuar me ne, ata që i morën votën sot ikin nga puna

Krah falederimeve për pjesëmarrje në kongresin e Partisë Socialiste, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një faldenderim edhe për demokratët  e pranishëm të cilët sipas tij janë bashkuar me një familje kur ndihen më të sigurtë.

"Një falenderim për miqtë tanë demokratë. Keni bërë zgjedhjen e duhur. I kam marrë mesazhet tuaja. E ndjej zhgënjimin tuaj me një parti që nuk ju përfaqëson më, e ndjej zhgënjimin tuaj me bashki që mbyllen, me njërëz që i keni dhënë votën dhe sot ikin nga puna. Për të gjithë miqtë demokratë që e kanë parë që nën qeverisjen e Edi Ramës dhe PS, shteti bëhet më i mirë, ekonomia më e ndershme,drejtësia më e fortë, mirë se erdhët në familjen  tonë, faleminderit që na u bashkuat", u shpreh Veliaj.

Veliaj: Tirana, qyteti ku një cerr i vogël që shet fiq, behet kreybashkiak

Kam një falenderim të veçantë për të gjithë demokratët që kanë ardhur në shesh, ju falenderoj të gjithëve, e ndjej zemërimin tuaj. Mirëseerdhët në familjen tonë, ndjehuni si në shtëpi, faleminderit që na u bashkuat. Ky shesh ka emrin Nënë Tereza dhe Nënë Tereza thotë bëjmë gjëra të vogla që kanë rëndësi të madhe. Sic thotë Nënë Tereza ky qytet është themeluar me gjëra të vogla por që kanë dashuri të madhe.

Në Tiranë kishte njerëz që nuk kishin njohje, por mua më dha një shanc. Një qytet ku edhe një cerr i vogël që shet fiq mund të bëhet kryetar bashkie është një qytet i mundësive falë PS-së", deklaroi Veliaj.

Veliaj: 'Kështu na ka inot, kështu na paftë përnot' 

"Kush na ka inot, kështu na paftë përnot. Unë drejtoj Bashkinë model të Republikës së Shqipërisë. Falenderoj nënën dhe bashkëshorten time, të cilat edhe kur kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur kanë qenë krah meje. Kajan e zuri gjumi si është shoku Gramoz, mërzitet  nëse gjërat nuk fillojnë në kohë", u shpreh Veliaj në fjalën e tij.

Pamjet nga droni/ Tirana tejmbush sheshin ‘Nënë Tereza’ deri te Piramida
Kjo eshte pjesemarrja ne sheshin ‘Nene Tereza’, para Rognerit, Kryeministrisë e deri te Piramida, e pare nga droni teksa po flet kryeministri Edi Rama, teksa eshte prezantuar Erion Veliaj si kandidati i PS per nje mandat te dyte ne krye te Bashkise Tirane.

Kryeminsitri Edi Rama i ka kërkuar qytetarëve në takimin prezantues të kandidaturës së Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në një mandat të dytë, që të kthejnë sytë pas dhe të shohin se si ishte kryeqyteti nën drejtimin e të djathtëve. Ndryshimet sipas tij janë si nata me ditën, dhe transformimi nuk do të ndalet – tha Kryeministri.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cim tironci: 24/03/2019 14:37

    Z VELIJA me ramen je kanidat I djegur nuk fiton

    Përgjigju
  • $$$$$: 23/03/2019 16:18

    Roni mos kujto se e ke te garantuar fitoren... Veshtir do ta kesh ,, nejse ja lem kohes ?

    Përgjigju
  • Boba: 23/03/2019 13:55

    Sot eshte fillimi i fundit i Edcar Rames. Rikandidimi i pedofilit Erjon Fiku Soros eshte fundi i Rames I vetmi qe e rrezon Edcarin eshte Lali Pedofili

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen