Veliaj, mesazh Dukës: Askush s'mund të jetë i paprekshëm kur abuzon me fondet! Mund të jesh i famshëm si Platini dhe Blatter, por duhet të japësh llogari

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon përballjen dhe mesazhet drejt kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit në ccdo dalje apo aktivitet ku është i pranishëm.

Së fundmi Veliaj ka marrë pjesë në Konferencën e zhvilluar sot për "Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj deklaroi se UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë.

“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qenit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se fakti që sot ka kryetarë bashkie apo ish-ministrja në paraburgim dhe do përballen me drejtësinë, do të thotë që asnjë nuk ka më imunitet.

“Fakti që ka ministra dhe ish-ministra në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë, do të thotë që s’kanë imunitet. Fakti që ka zyrtarë të të gjitha niveleve, do të thotë se në Shqipëri është bërë një pakt me drejtësinë. Auditi i Bashkisë së Tiranës, i brendshëm, është më i rreptë se KLSH-ja, do të thotë se e kemi rritur ‘piacën’ në çdo segment të shoqërisë. Nuk mund të kemi ishuj apo enklava të pavarura. I pavarur mund të jesh, por jo i paprekshëm”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe beteja e fundit lidhet me përgjegjësinë audituese për t’u siguruar që paratë e taksapaguesve shkojnë në vendin e duhur dhe nuk vidhen. “

Edhe angazhimin tonë në këto betejat e fundit, jo thjesht si një nga pronarët, por edhe investuesit kryesorë të terreneve sportive në qytet, e shohim edhe si përgjegjësi audituese. Janë para që dikush i ka paguar, një donator ose taksapaguesi, dhe duhet të sigurohemi që shkojnë në vendin e duhur dhe nuk humbasin”, deklaroi ai.

Veliaj deklaroi se tashmë të gjitha bashkitë do të organizohen në një shoqatë të vetme, ku në themel është transparenca për fondet.

“Kemi pasur dy shoqata: një shoqatë me 60 anëtarë, dhe një shoqatë tjetër me zero anëtarë. Shoqata me zero anëtarë përfaqësonte Shqipërinë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, një butafori epike. I kemi dhënë edhe ne seriozitet, fillimisht vetes sonë, duke thënë se Bashkitë e Shqipërisë janë një. Jam sot shumë krenar për mënyrën sesi 60 bashkitë tona janë vetëkorrigjuar, janë në sinkron. Mund të them se kur shikoj bashkitë e tjera në rajon, ne jemi padyshim në avangardë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Veliaj padit Sekretarin e FSHF Shulku dhe atë të Shoqatës Tirana, Haçi: Falsifikuan dokumente, paracaktuan rezultatin për interes të Dukës! Votuan 24 anonimë


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'